Yazar Hakkında
Abdulaziz Bayındır
A Lejon Kur’âni Te Goditen Grate?
HYRJE
Në Suren Nisa, ajeti 34 urdhërohet:
“Nëse keni frikë nga NUSHUZ-نُشُوزً i i grave, këshillojini ata/thuajuni atyre fjalë të mira, largohuni nga shtrati i tyre, dhe “vedhribuhunne”.
Për ta kuptuar më së miri urdhërin e këtij ajeti do të fokusohemi te fjalët kyçe, shpeshherë të keqinterpretuara të tij, të cilat më sipër i kemi lënë në origjinal për ti përkthyer e komentuar më poshtë.
NUSHUZ: نُشُوزً të çohesh, të ngrihesh nga kendi ku je, me qëllim largimin[1].
VEDHRİBUHUNNE–infiniti DHARABE ضرب : Kjo folje ka shumë kuptime, shpesh perdoret si folje ndihmëse dhe merr kuptim në lidhje me emrin që e shoqëron. Kuptimet e saj:
– Godas diçka me diçka tjetër
– Fiksoj diçka në vendin e vet.
– Përqendroj
– Vulos.
– Hedh hap
– Bie era/i ftofti etj[2]
Në shumicën e rasteve folja DHARABE-ضرب[3]merr kuptim nga fjala me të cilën shoqërohet ose nga konteksti i fjalisë në të cilën përdoret. (e ngjashme me foljen “to get” në anglisht)
Tradicionalisht, në ajetin e mësipërm, “NUSHUZ-نُشُوزً”është përkthyer si “mosbindje”, “ kryengritje”, “rebelim”, kurse “DHARABE-ضرب”është përkthyer “godas”, “ rrah” dhe ajeti është përkthyer në këtë mënyrë dhe i është dhënë një kuptim aspak besnik me origjinalin:
[4:34]…Nëse përjetoni kryengritje nga gratë, së pari të flisni me to, pastaj (mund të përdorni nxitje negative si) braktisja në shtrat, pastaj mund (si mundësi e fundit) t’i rrihni. Nëse ju binden, nuk lejoheni të bëni shkelje kundër tyre. Zoti është Më i Larti, Madhështor.[4]
Për të përforcuar këtë interpretim janë përdorur edhe disa hadithe në lidhje me këtë temë, duke iu bërë një interpretim të përshtatshëm me këtë kontekst dhe është krijuar bindja që İslami i jep të drejtë burrit, qoftë edhe në raste ekstreme, të rrahë gruan e vet nëse ajo nuk i bindet.
Disa përkthime të tjera që i janë bërë këtij ajeti, po që janë të gjithë kopje e njëri-tjetri, janë si më poshtë:
34…Kurse ato gra, mosbindjes së të cilave i keni drojën, këshillojini, largojuni nga shtrati dhe rrihini. Por, nëse ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Vërtet, Allahu është i Lartë, i Madh.[5]
Edhe në përkthimet në gjuhët e tjera e hasim të njëjtin problem. Përkthimi i mëposhtëm në turqisht është një prej botimeve më të përhapura të Kur’anit në Turqi e Ballkan dhe është thuajse identik me përkthimet në shqip, për nga kuptimi i ajetit.
34…(Evlilik yükümlülüklerini reddederek) başkaldırdıklarını gördüğünüz kadınlara öğüt verin, onları yataklarında yalnız bırakın. (Bunlar fayda vermez de mecbur kalırsanız) onları (hafifçe) dövün. Eğer itaat ederlerse, artık onların aleyhine başka bir yol aramayın. Şüphesiz Allah, çok yücedir, çok büyüktür.[6]
Edhe në përkthimet e Kur’anit në gjuhët e tjera hasim pothuajse të njëjtën zgjedhje fjalësh, fakt ky që tregon se përkthimet e Kur’anit, janë përkthime të kopjeve të tij në gjuhë të ndryshme e jo përkthime e interpretime të mirëfillta, të bëra sipas një metodologjie të caktuar.
Në bazë të punës e studimeve të kryera në lidhje me këtë temë,ne kemi arritur bindjen se përkthimet e mësipërme janë tërësisht të gabuara.
Vetëm në disa përkthime të kohëve të fundit hasim një përpjekje për të sqaruar temat e keqinterpretuara të Kur’anit e qëllimin e mirë për ta shpjeguar atë sipas normave kuranike.
Në këtë artikull ne do të fokusohemi vetëm te tema e “goditjes sëgrave”, pa i prekur çështjet e tjera që shtjellon ajeti. A është e vërtetë se Kur’ani lejon burrat, qoftë edhe në kushte të caktuara, të godasin gratë e tyre?
Përkthimi i saktë i këtij ajeti duhet të jetë kështu:
“Burrat i mbroıjnë gratë me kujdeës dhe i ndihmojnë ata/janë mbrojtës të kujdesshëm të grave e ndihmues për ta. Kjo, për shkak se Allahu i ka dhënë secilit prej tyre cilësi te veçanta ndaj njëri-tjetrit. Si dhe për faktin se burrat janë ata që shpenzojnë nga pasuria e tyre. Gratë e mira janë të bindura ndaj Allahut dhe mbrojnë/ruajnë veten e tyre edhe kur janë vetëm, ashtu sikur Allahu i ka mbrojtur ato. Nëse keni frikë nga vendimi i grave për tu ndarë (NUSHUZ), këshillojini ato/thuajuni fjalë të bukura, largohuni nga shtrati i tyr/ndajeni shtratin prej tyre, dhe lijini ato aty (VEDHRİBUHUNNE). Nëse ju mbushet mendja (ju pranojnë me gjithë zemër/vullnetarisht) atëherë mos kërkoni rrugë tjetër ndaj tyre. Allahu është İ Larti, i Madhërishmi”
Nëse fjalës Nushuz نُشُوزًnë ajet i jeper kuptimi “rebelim”, “mosbindje” dhe fjalës “vedhribuhunne-rrenja DHARABE- ضرب- i jepet kuptimi “goditini” ose “ rrahini” atëherë kuptimi i këtij ajeti bie në kundërshtim edhe me Kur’anin në tërësi, edhe me kontekstin e këtij ajeti në veçanti.
Allahu urdhëron:
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُم مِّنْ أَنفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِّتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُم مَّوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِّقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ
“Është nga argumentet/ajetet e Zotit krijimi i çiftit tuaj, me qëllim që të gjeni qertësinë së bashku. Ai ka krijuar dashurinë e mëshirën mes jush. Vërtet që këta janë argumenta të qarta, për njerëzit që fusin mendjen në punë!”(Rum 30/21)
“Goditja” e “dhuna” janë në kundërshtim me dashurinë e mëshirën që Allahu ka krijuar mes burrit e gruas.
Allahu e ka krijuar njeriun në formën më të bukur dhe e ka sjellë në këtë botë për një sprovë. İ pajisur me cilësitë e “halife” (shih Bakara 2/30) në tokë, njeriu, në karakterin e tij ka veti nga më të ndryshmet. FjalaHALİF – (خَلِيف) një kohësisht ka kuptimin “opozitar”, “kundërshtues”, “kundërshtar”. Gjithashtu, kjo fjalë ka kuptimin “mëkëmbës”, “zëvendësues”, “pasardhës”[7].
Allahu urdhëron:
وَلَوْ شَاءَ رَبُّكَ لَجَعَلَ النَّاسَ أُمَّةً وَاحِدَةً وَلَا يَزَالُونَ مُخْتَلِفِينَ . إِلَّا مَنْ رَحِمَ رَبُّكَ وَلِذَلِكَ خَلَقَهُمْ وَتَمَّتْ كَلِمَةُ رَبِّكَ لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
“Po të dëshironte ndryshe, Zoti yt i krijonte të gjithë njerëzit të të njëjtit lloj. Ata që janë jashtë mëshirës së Tij, janë në kundërshtim të vazhdueshëm. Ai, për këtë i ka krijuar.”(Hud 11/118, 119)
Njeriu është kundërshtues e opozitar që nga krijimi dhe kjo është pjesë e sprovës së tij. Sprova më e vështirë e njeriut është sprova në familje. Ky është dhe paralajmërimi që Allahu i bën familjes së parë në tokë, Evës e Adamit, ndërsa i nxjerr nga kopshti ku i kishte vënë të banonin:
قَالَ اهْبِطَا مِنْهَا جَمِيعًا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدًى فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلَا يَضِلُّ وَلَا يَشْقَى
“Zbritni të dy që nga ai kopsht! Secili prej jush do i ketë sytë te e drejta e tjetrit (ADUVV – عَدُوّ’). Nëse juve ju vjen një udhëzues/ Libër nga ana ime; ai që do të ndjekë atë udhëzim as hyn në rrugë të gabuar dhe as trishtohet”(Ta Ha 20/123)
Në një familje kundërshtimi dhe dëshira për përdorimin e të drejtave e autoritetit të njëri-tjetrit nuk ndodh veç mes burrit e gruas, po mes gjithë individëve pjesëtarë të familjes. Tagrat e individëve, dëshira për të vendosur ose për tu pavarësuar, janë pjesë e pandarë e jetës familjare. Zoti e ka dhënë edhe recetën e lumturisë e qetësisë familjare:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ وَأَوْلَادِكُمْ عَدُوًّا لَّكُمْ فَاحْذَرُوهُمْ وَإِن تَعْفُوا وَتَصْفَحُوا وَتَغْفِرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
“O besimtarë! Ka raste që edhe bashkëshortët tuaj apo fëmijët tuaj mund ti kenë sytë te ajo qëështë e drejta e juaj (ADUVV – عَدُوّ’). Jini të kujdesshëm ndaj tyre! Nëse nuk ia vini re gabimet, hapni një faqe të re e falni/mbuloni fajin e tyre, dijeni se edhe Allahu do e mbulojë gabimin tuaj e do t’ju mbushë me të mira”(Tegabun 64/14)
Fjala kyç në ajetet e mësipërme është fjala ADUVV – عَدُوّ’.
Perkthimi: të synosh atë çka është e drejta e tjetrit. Ti kesh sytë te haku i tjetrit[8].
Rrënja e kësaj fjale: Të kapërcesh limitet. Të pengosh paqen, mirëkuptimin. Të ndalosh marrëveshjen.
Siç e bën të qartë edhe ky ajet, brenda një familjeje ekzistojnë kontradikta e mosmarrëveshje. Rebelimi i çifit ndaj njëri tjetrit, si dhe dëshira për të drejtuar, për të përdorur tagrat e të drejtat e tjetrit apo për të vendosur, janë gjëra më se të mundshme e deri diku normale. Duke pasur parasysh këtë ajet, nuk mund ta cilësojmë “NUSHUZ – نُشُوزً” si rebelim dhe nuk mund ti japim kësaj fjale një kuptim të tillë, gjithashtu nuk mund të pranojmë se njëri nga bashkëshortët, në këtë rast burri, ka të drejtën të ndëshkojë bashkëshortin tjetër, në këtë rast gruan, në rast “rebelimi”. Aq më tepër, nuk mund të pranojmë se bashkëshorti mund të marrë masat e parashtruara në ajet, “ të këshillojë gruan”, pastaj “ tëndajë shtratin” e përfundimisht edhe “ ta godasë gruan” nëse ajo “kundërshton” apo “rebelohet”. Një interpretim i tillë s’ka anjë farë kuptimi! Një interpretim e përkthi i tillëështë në kundërshtim të plotë me strukturën e ajetit Nisa 34 në tërësi.
Pas fjalës “vedhribuhunne” në ajet vjen shprehjaفَإِنْ أَطَعْنَكُمْ e përkthyer “nëse atyre ju mbushet mendja/pranojnë vullnetarisht”. Në origjinal, arabisht “itaat[9]”. Fjala “itaat” përkthehet “konveniencë”, “bindje me vullnet të lirë”, “mbushjemendje”. Është e qartë se me dhunë e me goditje nuk mund të synohet e as arrihet një “mbushjemendje” dhe as “bindjeevullnetshme”. Përkundrazi, dhuna detyron. Fjala për “bindje të detyrueshme” në arabisht është “ikrah”. Nëse do të flitej për një bindje të detyrueshme, të arritur qoftë edhe me dhunë, në ajet nuk do të përdorej fjala “itaat” – mbushje mendje – po fjala “ikrah”.
Allahu urdhëron:
لاَ إِكْرَاهَ فِي الدِّينِ قَد تَّبَيَّنَ الرُّشْدُ مِنَ الْغَيِّ فَمَنْ يَكْفُرْ بِالطَّاغُوتِ وَيُؤْمِن بِاللّهِ فَقَدِ اسْتَمْسَكَ بِالْعُرْوَةِ الْوُثْقَىَ لاَ انفِصَامَ لَهَا وَاللّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ
“Nuk ka dhunë e as detyrim në këtë fe. E drejta është ndarë qartë nga e gënjeshtërta. Kush i beson Zotit e nuk i përulet Tagutit (Tagut: dikush që kalon caqet. Njeri/sistem pa limit, i dhunshëm, tiran), ai është lidhur më lidhjen më rezistente. Allahu di e dëgjon gjithçka!”(Bakara 2/256)
Siç do ta shqyrtojmë edhe më poshtë, NUSHUZ– نُشُوزً është termi që përdor Kur’ani për vendimin për divorc. Në ajetin Nisa 34, është vendimi i gruas për tu divorcuar, për ti dhënë fund martesës. Veprimi më eficent dhe më me vend që mund të bëjë një burrë në një situatë të tillë, është të flasë me gruan e vet, të këshillohet me të dhe të përpiqet të kuptojë apo të zgjidhë problemin që e shtyn gruan drejt këtij vendimi. Ai këshillohet me të, i thotë fjalët e duhura me qëllim zgjidhjen e problemit dhe përpiqet të rregullojë situatën e krijuar. Gjithashtu, burri në këtë fazë nuk duhet të hyjë në shtratin e gruas. Ai nuk duhet të shtyjë apo të detyrojë gruan e tij për marëdhënie intime, derisa ajo të qartësohet e të japë vendimin e saj përfundimtar. Gjithashtu, burri nuk duhet ta nxjerrë gruan nga banesa e saj, pavarësisht se kjo banesë mund të jetë pronë e burrit. Prandaj në ajet është përdorur fjala “vedhribuhunne”, mënyra urdhërore e foljes DHARABE, me kuptimin “fiksojini ato-gratë- në vendin e tyre”. Domethënë “mostentoniti nxirrninga shtëpia, apo nga shtrati i tyre”.
Asnjë mez’hep-shkollë juridike tradicionale islame- nuk e pranon të drejtën e njëanshme të gruas për divorc. Kjo e drejtë gruas i është dhënë drejtpërsëdrejti nga Kur’ani, këtë të drejtë e ka aplikuar Profeti e bashkëkohësit e tij[10]. Mirëpo literatura e asnjë mez’hebi nuk e ka përmendur këtë të drejtë, përkundrazi, e ka mohuar. Edhe interpretimet e Kur’anit, tefsirët, të formuar nën ndikimin e ideologjisë së këtyre mez’hebeve, nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur terminologjisë së Kur’anit, duke u bërë shkak kështu për keqinterpretime e deformime rrënjësore të urdhëresave kuranore. Shkaku kryesor i këtyre keqinterpretimeve e problemeve të lindura prej tyre është neglizhenca ose mosnjohja e Shkencës së Shpjegimit te Kur’anit e metodologjisë së kësaj shkence.
A- Shkenca e Shpjegimit të Kur’anit
Allahu është Ai që ka zbritur e që ka shpjeguar Kur’anin. Ky ajet e qartëson këtë çështje më së miri, duke deklaruar se shpjegimi i Kur’anit është një shkencë e caktuar:
وَلَقَدْ جِئْنَاهُم بِكِتَابٍ فَصَّلْنَاهُ عَلَى عِلْمٍ هُدًى وَرَحْمَةً لِّقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ
“İ sollëm atyre Librin, të cilin e kemi shpjeguar sipas një shkence (të caktuar). Ai është udhërrëfyes e mëshirë për bashkësinë e besimtarëve.”(A’raf 7/52)
Parimi bazë i kësaj shkence të caktuar është se askush nuk ka tagra e as të drejtë për të interpretuar ajetet e Allahut pa marrë në konsideratë këtë shkencë të caktuar nga Allahu. Allahu e ka shpjeguar vetë më së miri Librin e Tij. Ky ajet e urdhëron këtë:
الَر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ اللّهَ إِنَّنِي لَكُم مِّنْهُ نَذِيرٌ وَبَشِيرٌ
“Elif. Lam. Ra! Ky është një Libër i tillë, ajetet e të cilit edhe janë shpallur “Muhkem”(kuptimin e “muhkem” do e zbërthejmë më poshtë), edhe janë shpjeguar nga Allahu[11], Ai që e di të vërtetën e gjithçkaje. Për arsye që ju të mos i bëheni rob (përuleni) kujt tjetër, veç Allahut. Thuaj: “Edhe unë jam ai që ju tërheq vëmendjen e ju jep lajmin e mirë me atë Libër”(Hud 1/1-2)
Ky ajet deklaron qartë se shpjegimi i Librit i përket Allahut. Qëllimi i kësaj norme është që besimtarët të mos i përulen dikujt tjetër e të mos njohin Zot dikë tjetër, veç Allahut. Allahu ka vendosur normat e i ka shpjeguar ata më së miri për besimtarët, me qëllim që ata ta njohin e ti binden vetëm Zotit të tyre. Nëse dikush bën shpjegime të Kur’anit ose të urdhërave të Zotit pa e marrë parasysh këtë ajet e duke e neglizhuar faktin se Allahu e ka shpjeguar më së miri urdherin e Tij, del nga rruga e drejtë e bëhet shkak që edhe besimtarët të përulen para një urdhëri që Zoti nuk e ka dhënë, përkundrazi, ka tërhequr vëmendjen në ajetin e mësipërm.
Shpjegimet që Allahu i ka bërë Kur’anit janë padyshim pjesë e Kur’anit. Domosdoshmërisht, për të arritur në shpjegimin më të saktë të ajeteve, duhet dije e njohuri në të gjitha fushat përkatëse. Ajeti i mëposhtëm sqaron më së miri kushtet e dijetarëve që arrijnë në zbërthimin e ajeteve të Kur’anit:
كِتَابٌ فُصِّلَتْ آيَاتُهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لِّقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
“Ky Libër është sqaruar në detaje, Arabisht, në formë bashkesish, për një grup njerëzish që kanë dije” (Fussilet 41/3)
“Grup njerëzish që kanë dije” është një shprehje shumë e gjerë, që tregon edhe përpjekjet në grup të dijetarëve, edhe profësionalizmin e tyre në fushat përkatëse. Ky grup individësh intelektual e dijetar, njeh më së miri Kur’anin, Shkencën e Shpjegimit të Tij, lidhjen mes ajeteve që formojnë bashkësinë përkatëse, shkencën përkatëse, pjesë e së cilës është çështja që shpjegohet si dhe është shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e përpjekjes e punës me të cilën merret.
Fjala Kur’an – ُرْآنً ka rrënjëK- R- A– قرأ’. Kjo fjalë do të thotë “mbledh”, “grupoj”, “mbledh në bashkësi”[12].
MAKRU-(مقروء)emri që derivon nga kjo rrënjë, ka kuptimin “bashkësi”, “tog”, “grupim”.
Kur’an- njëkohësisht ka kuptimin “lexim”. Rrënja indikon grupimin e shkronjave e më pas fjalëve, me qëllim leximin, kuptimin e asaj qëështë shkruar. Fjala “Kur’an” nuk ndryshon në shumës, prandaj, sipas fjalisë, merr kuptim “kur’an”, “kur’anët” ose “grupimet”, “bashkësitë”.
Kur’ani e ka origjinën nëLevh-i Mahfudh– Libri i Ruajtur/Libri Esencial. Ajeti që e deklaron këtë fakt, është:
إِنَّهُ لَقُرْآنٌ كَرِيمٌ . فِي كِتَابٍ مَّكْنُونٍ . لَّا يَمَسُّهُ إِلَّا الْمُطَهَّرُونَ . تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ
“Ai ështënjë Kur’an i vyer. İ ruajtur në një Libër të Mbrojtur. Nuk mund ta prekë kush tjetër, veç më të dëlirëve (engjëjt Mukarreb). Ai është i zbritur nga Zoti i universit.”(Vakia 56/77-80)
Gjithashtu, edhe suret e Kur’anit formojnë një bashkësi ajetesh. Secila prej tyre quhet “kur’an” njëkohësisht. Në këtë ajet deklarohet:
وَلَقَدْ آتَيْنَاكَ سَبْعًا مِنَ الْمَثَانِي وَالْقُرْآنَ الْعَظِيمَ
“Të dhamë ty shtatë nga “methani”(-palët, dyshet, ato që janë nga dy), Kur’anin e Lartë” Hixhr 15/87
Ajeti flet për Suren Fatiha dhe e cilëson edhe këtë sure si “kur’an”.
Po ashtu, edhe bashkësia e ajeteve brenda të të njëjtës sure, quhet “kur’an”. Sikurse ajetet e parë të shpallur, të cilët ishin bashkësi ajetesh në strukturën e një sureje dhe janë quajtur “kur’an”. Ajeti përkatës:
شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِيَ أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ
“Ramazani është muaji në të cilin u zbrit ai “kur’an”-në kuptimin “tog ajetesh”.(Bakara 2/185)
Gjatë sureve apo brenda Kur’anit ka shumë ajete që strukturalisht nuk janë brenda të njëjtës bashkësi. Grupimi në bashkësi i këtyre ajeteve bëhet në bazë të kontekstit, duke përdorur metodën që na mëson Kur’ani.
Një tjetër ajet deklaron:
وَقُرْآنًا فَرَقْنَاهُ لِتَقْرَأَهُ عَلَى النَّاسِ عَلَى مُكْثٍ وَنَزَّلْنَاهُ تَنْزِيلًا
“Ne e ndamë Atë në “kur’ane”-bashkësi ajetesh- që njerëzit në pritshmëri, (muks)ti lexojnë.”(İsra 17/106.)[13]
Fjala që përkthehet “pritshmëri” është “muks[14]”. Është pritshmëria që ndihej ndërsa Profetit i shpallej një ajet nga Allahu, për tu shpallur edhe bashkësia e ajeteve të tjerë sqarues në lidhje me të. Që këtu kuptojmë se bashkësia e ajeteve në lidhje me një temë ka pasur raste qëështë reveluar në kohë të ndryshme.“Muks” gjithashtu është edhe pritshmëria e dijetarëve për të zbuluar lidhjet mes ajeteve.
Edhe ky ajet, sqaron rastin e tillë:
وَلَا تَعْجَلْ بِالْقُرْآنِ مِن قَبْلِ أَن يُقْضَى إِلَيْكَ وَحْيُهُ وَقُل رَّبِّ زِدْنِي عِلْمًا
“Mos u ngut për të dhënë vendim në lidhje me grupimin e ajeteve pa përfunduar shpallja e tyre! Thuaj: “O Zoti im, ma shto dijen!”(TaHa 20/114)
Përdorimi i dixhiteve/shifrave nga 0 deri në 9, mundëson arritshmërinë e çdo numri telefonik. Secili numër telefonik është një bashkësi e këtyre dixhiteve. Mjafton pasaktësia ose ngatërrimi i njërit dixhit dhe numri i dëshiruar nuk arrihet. Pikërisht, e tillëështë edhe lidhja mes ajeteve për të zbërthyer kuptimin e tyre e për të arritur shpjegimin e Kur’anit. Kur pranojmë se Kur’ani sqaron dhe njofton gjithçka, duhet të kemi parasysh se për të arritur në një zbërthim optimal të kuptimit të tij, është e domosdoshme së pari të plotësohet saktë bashkësia e ajeteve, të bëhet saktë grupimi i tyre përkatës e të sqarohen konceptet e terminologjia e tyre. Duke pasur parasysh këta ajete, edhe dijetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, nuk duhet të arrijnë në konkluzione të ngutura e të sipërfaqshme nëlidhje me temat që ata shqyrtojnë. Një grupim optimal i ajeteve sipas bashkësive që i përkasin, një përdorim i saktë i koncepteve e i terminologjisë së tyre mundëson edhe kuptimin e saktë të Kur’anit e nxjerrjen në pah më së miri të mësimeve të tij. Nëse do të kryhej me sukses një aktivitet i tillë, padyshim që sqarimet e Kur’anit do të ishin udhërrëfyes e parim për çdo shkencë e nuk do të kishte lëmë diturie e as fakultet shkence që nuk do të gjente të dhënat përkatëse në Kur’an.
Profeti Muhammed është edhe i Dërguari i Allahut që na përcjell Kur’anin që i është shpallur, është njëkohësisht edhe mësuesi i mirëfilltë i normave kuranore[15]. Sikurse edhe Xhebraili, , i cili i bëri shpalljen e Kur’anit Profetit, po njëkohësisht ishte edhe mësuesi i tij[16]. Rruga e praktikat e Profetit, “Sunnet”, janë domosdoshmërisht në përputhje të plotë me Kur’anin, pasi Profeti ka jetuar e ka vepruar në përputhje të plotë me Kur’anin[17]. Nëse dijetarët silamë do ta kishin studiuar praktikën e Profetit e fjalët e tija, “hadithet” nga ky aspekt, përputhshmëria e veprës së saktë të Profetit me Kur’anin, si dhe metoda që Profeti ka ndjekur për sqarimin e tij, do të kishte dalë në pah më së miri. Lënia pas dore e Shkencës për Shpjegimin e Kur’anit, është bërë shkak edhe për keqinterpretimin e normave kuranore, edhe për pranimin e shumë transmetimeve të pasakta si fjalë ose si vepër e Profetit. Duke zbatuar parimet e metodologjinë e kësaj Shkence, përpjekjet e teologëve për të dhënë sqarime rreth normave kuranore do të jenë më të sakta e më efikase, njëkohësisht, keqkuptimet e kaosi aktual në fushën e “hadithit” e “sunnetit” do të qartësohet më së miri.
Ajeti më përmbledhës në këtë temëështë ky:
هُوَ الَّذِيَ أَنزَلَ عَلَيْكَ الْكِتَابَ مِنْهُ آيَاتٌ مُّحْكَمَاتٌ هُنَّ أُمُّ الْكِتَابِ وَأُخَرُ مُتَشَابِهَاتٌ فَأَمَّا الَّذِينَ في قُلُوبِهِمْ زَيْغٌ فَيَتَّبِعُونَ مَا تَشَابَهَ مِنْهُ ابْتِغَاء الْفِتْنَةِ وَابْتِغَاء تَأْوِيلِهِ وَمَا يَعْلَمُ تَأْوِيلَهُ إِلاَّ اللّهُ وَالرَّاسِخُونَ فِي الْعِلْمِ يَقُولُونَ آمَنَّا بِهِ كُلٌّ مِّنْ عِندِ رَبِّنَا وَمَا يَذَّكَّرُ إِلاَّ أُوْلُواْ الألْبَابِ
“Ai (Allahu) ta zbriti ty Librin. Një pjesë e ajeteve të tij janë Muhkem. Të tjerët janë Muteshabih. Ata të cilëve zemra iu ka rrëshqitur nga e drejta, i përshtaten rrëshqitjeve të veta në shpjegime[18], duke nxjerrë ngatërresa kështu e duke arritur përfundimin që dëshirojnë vetë. Por, Allahu ështëAi që e di më së miri Te’vilin e ajeteve. Ata që janë të vendosur në këtë Shkencë, thonë: “Ne i besuam kësaj Shkence[19], gjithçka (Muhkem, Muteshabih, Te’vil) janë nga Zoti ynë. Vetëm të vendosurit arrijnë te Dija e Saktë(Dhikr)”(Al-i İmran 3/7)
Muhkem– (مُّحْكَمَاتٌ) ajetet që përbëjnë esencën e Librit. Një ajet Muhkem është ajeti themelor në lidhje me temën që shtjellohet. Pothuajse të gjithë ajetet e Kur’anit kanë një aspekt esencial, sipas temës së cilën trajtojnë. Normat e tjera në lidhje me temën renditen në ajetet e tjerë, me të cilët formohet bashkësia e ajeteve sipas kuptimit e temës që shtjellohet. Ajetet e të njëjtës bashkësi mund të kenë lidhje të bazuar në temën që shtjellojnë, në kuptimin e tyre, në fjalët sinonime ose me kuptim të afërt që përmbajnë, në terminologjinë e tyre ose në qëllimin e përbashkët.
Muteshabih– ( مُتَشَابِهَاتٌ) -i ngjashëm. Dy gjëra që i ngjajnë njëra-tjetrës janë “muteshabih”. Në Shkencën e Shpjegimit të Kur’anit, siç vihet re edhe në ajetin e mësipërm, “muteshabih” janë cilësuar ajetet e ngjashme mes njëri-tjetrit, që formojnë së bashku bashkësinë e ajeteve sqaruese për një temë të caktuar.
Te’vil-(تَأْوِيلِ) shpjegim. Zbërthim i koncepteve me qëllim kuptimin kryesor të tyre. Drejtim i diçkaje drejt destinacionit të caktuar. Në Shkencën e Shpjegimit të Kur’anit, Te’vil është qëllimi i dëshirueshëm i ajeteve dhe shpjegimi e shtjellimi i tyre, duke synuar këtë shpjegim.
Ajetet e cilësuar “muhkem” përbëjnë ajetin kryesor në lidhje me një temë. Ajetet “muteshabih” janë sqarues për këtëajet, për të arritur në shpjegimin optimal të tij. Në këtë aspekt, “te’vil[20]”, dmth shpjegimi optimal i ajeteve, arrihet duke krijuar më së miri lidhjen mes ajetit primar që përbën urdhëresën kryesore në lidhje me temën, të cilësuar “muhkem”, me ajetet sqaruese, detajuese në lidhje me konceptin e me terminologjinë që sqarohet, të cilësuar “muteshabih”.
Lidhja mes ajeteve, duke i cilësuar “muhkem” ose “muteshabih”, sipas temës që shpjegojnë, bashkë me grupimin e tyre në bashkësi ajetesh, është bërë në Kur’an nga Allahu i Madhërueshëm. Detyra e misioni i dijetarëve që kanë për qëllim shpjegimin e Kur’anit, është të thellohen në dije së pari, e pastaj në grupe pune intelektuale, të cilat njhin thellësisht Kur’anin, gjuhën arabe, Shkencën e Shpjegimit Të Kur’anit e metodologjinë e saj, si dhe fushën përkatëse që shtjellojnë ajetet, si drejtësi, mjekësi, sociologji etj për të arritur shpjegimin optimal të Kur’anit e për të zbërthyer parimet e tij në lidhje me çdo fushë shkence.
“Methani” termi që do të thotë“nga dy”,“në formë dyshe”. Ky term përkufizon sistemin dysh të përbërë nga ajetet “Muhkem” e “ Muteshabih”. Ajeti sqarues është ky:
اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَابًا مُّتَشَابِهًا مَّثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَى ذِكْرِ اللَّهِ ذَلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَنْ يَشَاء وَمَن يُضْلِلْ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ
“Allahu ka zbritur më të bukurën e fjalëve në një Libër “muteshabih “methani”-të përbërë nga ajete dy e nga dy, të përngjashëm” . kjo përbërje e ajeteve rrënqeth zemrën e atyre që i druhen Zotit. E paskëtaj trupat e zemrat e tyre zbuten para dijes (Dhikr) që jep Zoti. Ja, ky është udhëzimi i Allahut. Me të udhëzon atë që zgjedh rrugën e drejtë. Askush nuk udhëzon dot dikë që Zoti njeh të humbur”(Zumer 39/23)
Përfundimisht, për të arritur në një interpretim sa më të saktë të ajeteve kuranore e të sqarimeve që Zoti na ka shpallur me ta në lidhje me një temë të caktuar, është domosdoshmëri puna e një grupi dijetarësh, të cilët hulumtojnë e nxjerrin në pah ajetin kryesor, themelor në lidhje me atë temë, pastaj formojne bashkësinë e ajeteve “muteshabih”, të ngjashëm, që kanë lidhje me temën që shqyrtohet.
Mënyrat e tjera për të interpretuar Kur’anin, nuk janë mënyrat që ka paracaktuar Allahu në Kur’an. Shpjegimi i Kur’anit ndryshe nga mënyra që ka paracaktuar Allahu për të, është i rrezikshëm edhe në aspektin e përfundimeve të pasakta që arrihen, edhe se bëhet shkak për formimin e një sistemi fetar, po që nuk është sistemi që Zoti ka dëshiruar për njerëzit.
Kur’ani është Libri që përmbledh gjithë ajetet, argumentet që Zotyi i ka shpallur njerëzimit, që nga Profeti Nuh (Noa) e këtej. Edhe Librat e shpallur para Kur’anit kanë përfhirë edhe Shkencën e metodologjinë e shpjegimit të tyre. Po edhe me këta libra, ka ndodhur si me Kur’anin-shkenca e shpjegimit të tyre është neglizhuar dhe është lënë pas dore. Ky ajet fakton:
شَرَعَ لَكُمْ مِنَ الدِّينِ ما وَصَّى بِهِ نُوحاً وَالَّذِي أَوْحَيْنا إِلَيْكَ وَما وَصَّيْنا بِهِ إِبْراهِيمَ وَمُوسى وَعِيسى أَنْ أَقِيمُوا الدِّينَ وَلا تَتَفَرَّقُوا فِيهِ كَبُرَ عَلَى الْمُشْرِكِينَ ما تَدْعُوهُمْ إِلَيْهِ اللَّهُ يَجْتَبِي إِلَيْهِ مَنْ يَشاءُ وَيَهْدِي إِلَيْهِ مَنْ يُنِيبُ .وَما تَفَرَّقُوا إِلاَّ مِنْ بَعْدِ ما جاءَهُمُ الْعِلْمُ بَغْياً بَيْنَهُمْ وَلَوْلا كَلِمَةٌ سَبَقَتْ مِنْ رَبِّكَ إِلى أَجَلٍ مُسَمًّى لَقُضِيَ بَيْنَهُمْ وَإِنَّ الَّذِينَ أُورِثُوا الْكِتابَ مِنْ بَعْدِهِمْ لَفِي شَكٍّ مِنْهُ مُرِيبٍ
“ Atë çka Zoti i ka urdhëruar Nuhut, atë ka urdhëruar e ka bërë sistem/rrugë/sistem ligjor edhe për fenë tuaj. Ajo që të kemi shpallur ty, është ajo që i kemi urdhëruar İbrahimit, Musait, İsait; ajo është: “Mbajeni në këmbë këtë fe, mos u përçani e mos kundërshtoni mes jush në këtë temë. Thirrja jote i vjen e rëndë atyre që i përulen edhe të tjerëve bashkë me Zotin (Mushrik). Zoti i merr në anën e vet ata që zgjedhin të drejtën; i udhëzon drejt Tij ata që sillen nga e drejta. Ata u ndanë e u përçanë pasi ju erdhi kjo dije/shkencë. Ata u përpoqën të krijonin pushtet mbi njëri-tjetrin. Po të mos ishte premtimi i Zotit, për ti lënë të lirë deri në çastin e vdekjes, padyshim që do jepej vendim në lidhje me ta. Ata që trashëgojnë Librin pas tyre, ata janë në dyshim e janë të lëkundur në lidhje me këtë Libër ”(Shura 42/13-14)
(Mushrik– Kur’ani cilëson Mushrik atë njeri, që i jep atributet që i përkasin vetëm Zotit të gjithësisë, edhe dikujt apo diçkaje tjetër bashkë me Të. “Mushrik” e njeh dhe e adhuron Zotin, po ai i përulet dhe i bëhet rob edhe “dikujt” tjetër dhe nuk e koncepton “La ilahe illallah” në kuptimin e mirëfilltë. )
Ky ajet shpjegon më së miri se si distancimi nga shpjegimi i Librit, harrimi dhe lënia pas dore e metodologjisë që mëson Allahu në lidhje me këtë shkencë, është bërë shkak për përçarje e copëtim në mes të besimtarëve. Gjithashtu, lindja e dëshirës për të marrë pushtetin mes njerëzve, bëhet shkas për përdorimin e dijes e të fesë prej tyre.
Njerëzit sot janë të distancuar nga Libri. Ata nuk janë të informuar për çka thotë e udhëzon Libri, gjithashtu nuk janë të informuar se Shkenca e Kuptimit dhe e Shpjegimit të Librit, ndodhet brenda Librit dhe është sqaruar nga Zoti i tyre. Të pandërgjegjësuar për këtë shkencë, njerëzimi e sidomos besimtarët sot përballen me probleme nga më të ndryshmet dhe janë të paqartë rreth asaj që urdhëron Libri i tyre; janë të lëkundshëm e plot dyshime ndaj Librit, të cilin nuk e konsiderojnë më si një Libër të mjaftueshëm për të ofruar solucionet e zgjidhjet e duhura për problemet e tyre, pavarësisht se Kur’ani ështëKitabu-l Fussilet-Libri që ka të dhëna të detajuara për gjithçka. Përpjekjet e shkollarëve islamë për të mbushur disi boshllëkun e krijuar, kanë shpiku metoda të tjera si zgjidhja e problemeve me anë të “sunnetit” të Profetit, “ixhma”-vendim juridik i unifikuar, i formuluar nga opinionet e juristëve të hershëm islam, “kijas”- metodë krahasimi, analogji- metodë që synon zgjidhjen e problemeve duke krijuar analogji me metodën qëështë ndjekur për zgjidhjen e problemeve të ngjashme. Këto metoda, kanë cituar ndonjëherë edhe ndonjë ajet, të shkëputur nga konteksti i tij, po jo me qëllimin e shpjegimit të ajetit se sa me qëllim gjetjen e një aprovimi a miratimi për opinionet e tyre. Kjo situatëështë pothuajse e njëjtë edhe në sistemet e religjioneve të tjera.
Pas përpjekjeve serioze, studimeve e hulumtimeve në grupe të ndryshme profesionistësh tash afro 40 vjet, Allahu na udhëzoi drejt kësaj shkence të harruar. Allahu urdhëron:
وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ
“Padyshim që Ne ia tregojmë rrugët Tona atyre që përpiqen për hir Tonë. Padyshim, Allahu është bashkë me ata që përqendrohen te e mira (muhsinin)”(Ankebut 29/69)
Padyshim që Kur’ani ka zgjidhjen për çdo problem. Për sa kohë që studimet e analizat bëhen sipas Shkencës e metodës që udhëzon Allahu për të arritur në shpjegimin optimal të Kur’anit, nuk ka problem të besimtarëve që të mos e ketë zgjidhjen në atë Libër. Pikërisht duke përdorur principet e kësaj Shkence, siç e ka shpjeguar Zoti e duke ndjekur metodologjinë e saj, do të përpiqemi të sqarojmënjë temë tepër të rëndësishme të ditëve tona, të keqinterpretuar e keqinformuar masat, e sidomos gratë, siç është tema e “NUSHUZ – نُشُوزً” dhe “DARABE – ”.
B- Termi NUSHUZ – نُشُوزً në Kur’an
“NUSHUZ – نُشُوزً”- arabisht. Ngritje paksa nga vendi i ulur me qëllim largimin[21].
Metodologjia e Shkencës për Shpjegimin e Kur’anit na jep shansin që të përdorim së pari Kur’anin si interpretues e fjalor të terminologjisë të përdorur në të. Andaj, duke shqyrtuar ajetet përkatëse të bashkësisë që na sqaron këtë term, do të sqarojmë së pari kuptimin në të cilin vetë Kur’ani përdor fjalën “NUSHUZ – نُشُوزً”
1- NUSHUZ – نُشُوزً i skeleteve
Në ajetin e mëposhtëm termi NUSHUZ – نُشُوزًështë përdorur si folje në formën aktive, (arab.-mutaddi) të vetës I shumës. “nunshiz– نُنشِزُ”
أَوْ كَالَّذِي مَرَّ عَلَى قَرْيَةٍ وَهِيَ خَاوِيَةٌ عَلَى عُرُوشِهَا قَالَ أَنَّىَ يُحْيِـي هَـَذِهِ اللّهُ بَعْدَ مَوْتِهَا فَأَمَاتَهُ اللّهُ مِئَةَ عَامٍ ثُمَّ بَعَثَهُ قَالَ كَمْ لَبِثْتَ قَالَ لَبِثْتُ يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ قَالَ بَل لَّبِثْتَ مِئَةَ عَامٍ فَانظُرْ إِلَى طَعَامِكَ وَشَرَابِكَ لَمْ يَتَسَنَّهْ وَانظُرْ إِلَى حِمَارِكَ وَلِنَجْعَلَكَ آيَةً لِّلنَّاسِ وَانظُرْ إِلَى العِظَامِ كَيْفَ نُنشِزُهَا ثُمَّ نَكْسُوهَا لَحْمًا فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُ قَالَ أَعْلَمُ أَنَّ اللّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
“A e mendove atë njeri? Ai kishte kaluar nga qyteti, tavanet e të cilit ishin shembur e muret ishin rrënuar mbi tavane, e kishte pyetur: “Si do ta ri ngjallë vallë Zoti këtë qytet, pas vdekjes? Allahu e vdiq atë për 100 vjet e pastaj e ringjalli. E pyeti: “ Sa kohë ndenje (i vdekur)?” “Një ditë- u përgjigj- ndoshta edhe më pak se një ditë!” Allahu tha: “Jo. Ke ndenjur 100 vjet! Shihi ushqimet e pijet, nuk janë prishur! Shihe dhe gomarin tënd! Kjo, për të të bërë një argument për njerëzimin. Shihi kockat e gomarit tënd, si do ti çojmë nga vendi e do ti veshim me mish”. Kur i pa të gjitha këto, tha: “ E kuptoj, Allahu ka vendosur një kriter/vlerë/masë për gjithçka[22]” (Bakara 2/259)
2- NUSHUZ– نُشُوزً nga vendi i ulur
Në ajetin e mëposhtëm NUSHUZ – نُشُوزً është përdorur në kuptimin “çohem nga vendi ku jam ulur me qellim largimin që atje”
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَّحُوا فِي الْمَجَالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحِ اللَّهُ لَكُمْ وَإِذَا قِيلَ انْشُزُوا فَانْشُزُوا يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
“O ju që keni besuar! Kur ju thuhet ndër grupime “Hapni vend”, hapni vend që edhe Allahu t’ju hapë vend. Kur ju thuhet “Çohuni” edhe ju çohuni e kështu Zoti do rrisë nivelin e atyre që besuan e atyre që i është dhënë dije. Allahu e di brendësinë e asaj çka bëni!”(Muxhadele 58/11)
Fjala “Çohuni” gjatë një grupimi, ka kuptimin “çohuni e largohuni që andej” ky është kuptimi më i përdorur i NUSHUZ – نُشُوزً.
3- NUSHUZ– نُشُوزً-i i burrit
NUSHUZ – نُشُوزً i burrit është vendimi i burrit për tu divorcuar. Ajeti përkatës, që rendit edhe parimet që duhen ndjekur në një rast të tillëështë ky:
وَإِنِ امْرَأَةٌ خَافَتْ مِنْ بَعْلِهَا نُشُوزًا أَوْ إِعْرَاضًا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَنْ يُصْلِحَا بَيْنَهُمَا صُلْحًا وَالصُّلْحُ خَيْرٌ وَأُحْضِرَتِ الْأَنْفُسُ الشُّحَّ وَإِنْ تُحْسِنُوا وَتَتَّقُوا فَإِنَّ اللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
“Nëse gruaja ka frikë nga divorci i burrit (nushuz – نُشُوزً) ose nga neglizhenca e tij, nuk është diçka e keqe për asnjërin prej tyre nëse ata bëjnë një kontratë marrëveshje në çift. Pajtimi/mirëkuptimi është diçka e mirë. Egot janë gadi për xhelozi. Nëse veproni mirë dhe e ruani veten, ashtu siç Allahu ka urdhëruar, dijeni se Ai e di brendësinë e çdo vepre që bëni” (Nisa 4/128)
Vendimi i burrit për të zgjidhur martesën është një vendim shqetësues për gruan.
Transmetohet si fjalë e Aishesë r.a.
“Ky ajet zbriti pasinjë burrë kishte vendosur të zgjidhte një martesë të hershme me gruan e tij. Ajo i tha: “Mos më ndaj po më mbaj pranë vetes, pa pasur asnjë përgjegjësi ndaj meje[23]”
Një tjetër transmetim është ai i Urves, nga tezja e tij, Aisheja.
“O bir i motrës sime! Profeti asnjëherë nuk ka bërë dallim mes nesh, për sa i përket kohës që kalonte me ne. Ai vinte e na vizitonte thuajse çdo ditë, interesohej për gjendjen tonë. Natën e kalonte pranë asaj që kishte radhën. Kur u moshua Sevde binti Zem’a, i tha Profetit: “Unë po ia fal radhën time Aishes”. Profeti pranoi” Në mos gabohem, Aisehja shtoi:
“Ne argumentonim se ky ajet është zbritur pikërisht për raste të tilla, rastet kur gruaja ka frikë se burri po e ndan ose po e neglizhon[24].”
Edhe këta dy ajete kanë lidhje me vendimin e burrit për të zgjidhur martesën, për tu divorcuar.
“Edhe nëse jeni shumë të qendrueshëm, ju nuk arrini dot të mbani drejtësinë mes grave. Andaj mos anoni nga njëra anë duke lënë pas dore anën tjetër. Nëse arrini në një konsensus dhe e ruani veten e e respektoni Allahun, dijeni se Allahu fal, mbush me mirësi. Nëse çifti ndahet, Allahu i jep secilit mundesi dhe e shpëton nga e qena nevojtar karshi tjetrit. Allahu ka mundesi pa fund, Ai vendos drejt”(Nisa 4/128-129)
4- NUSHUZ – نُشُوزً i gruas
Kur’ani i ka njohur si burrit, ashtu edhe gruas të drejtën për ta zgjidhur martesën me vullnetin e tyre. Nushuz-i i gruas është pikërisht vendimi i gruas për të zgjidhur martesën. Është i njëjti term që shqyrtuam më sipër dhe është kuptuar si vendimi i burrit për të zgjidhur martesën. Ajeti që urdhëron parimet që duhen ndjekur në një situatë të tillëështë ajeti Nisa 34, të cilin po shqyrtojmë.
وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً
“Nëse keni frikë nga vendimi për divorc i grave, atëherë këshillojini ato/thuajuni fjalë të mira; ndajeni shtratin prej tyre dhe mbajini ato aty. Nëse atyre ju mbushet mendja, mos kërkoni rrugë tjetër.”
Një rast:
“Një grua kishte vendosur të zgjidhte martesën-të divorcohej nga burri i saj (nushuz – نُشُوزً). Së bashku shkuan te kadiu Shurajh[25]. Kadiu kërkoi një ndërmjetës nga familja e gruas e një nga familja e burrit. Pasi ndërmjetësit trajtuan gjerësisht problemet e çiftit, dhanë opinionin e tyre pro divorcit. Burri kundërshtoi opinionin e tyre. Kadiu Shurajh atëherë tha: Po ne, çfarë po gjykojmë[26]?” dhe perfundimisht miratoi divorcin. Kadiu zbatoi këtë ajet:
وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَابْعَثُواْ حَكَمًا مِّنْ أَهْلِهِ وَحَكَمًا مِّنْ أَهْلِهَا إِن يُرِيدَا إِصْلاَحًا يُوَفِّقِ اللّهُ بَيْنَهُمَا إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرًا
“Nëse keni frikë se një çift do të divorcohet, atëherë thërrisni një ndërmjetës nga familja e burrit e një ndërmjetës nga familja e gruas. Nëse ata duan të pajtohen, Allahu krijon paqe mes tyre. Allahu di, Ai njeh brendësinë e gjithçkaje.” (Nisa 4/35)
Studimi i këtyre ajeteve sqaron përfundimisht se as nga ana terminologjike dhe as nga kuptimi, fjalës NUSHUZ – نُشُوزً nuk mund ti jepet kurrsesi kuptimi “mosbindje” ose “rebelim”, siç ia kanë dhënë gabimisht shumë interpretues më përpara.
C- Termi DHARABE – ضرب në Kur’an
DHARABE ضرب ështe folje. Rrënja e fjalës në gjuhën arabe formon njëkohësisht edhe infinitin e fjalës së përdorur si folje. Në këtë term rrënja është DH-R-B. Kjo folje zakonisht përdoret bashkë me një emër dhe merr kuptim sipas emrit ose sipas kontestit të fjalisë në të cilën përdoret. Kuptimi i rrënjës DH-R-B është “vendos”, “fiksoj”, “godas”, “vulos”, “përqendroj[27]”[28]. Në Kur’an kjo fjalëështë përdorur në ajete të ndryshme në kuptime të ndryshme.
1- “Godas”
Nëse folja DH-R-B përdoret bashkë me një emër qe tregon ose plotëson veprimin “godas”, si psh “godas me shpullë”, “godas me shqelm”, “godas me grusht”, “godas në kokë”, atëherë folja merr kuptimin “godas”. Sipas ajetit të mëposhtëm, gjatë betejës së Bedrit, Zoti urdhëron engjëjt:
إِذْ يُوحِي رَبُّكَ إِلَى الْمَلآئِكَةِ أَنِّي مَعَكُمْ فَثَبِّتُواْ الَّذِينَ آمَنُواْ سَأُلْقِي فِي قُلُوبِ الَّذِينَ كَفَرُواْ الرَّعْبَ فَاضْرِبُواْ فَوْقَ الأَعْنَاقِ وَاضْرِبُواْ مِنْهُمْ كُلَّ بَنَانٍ
“Unë jam bashkë me ju bëhuni mbështetje për besimtarët dhe unë do i mbush me frikë zemrat e atyre që nuk njohin Zot (kafir). Goditini qafat e tyre, goditini majat e tyre të gishtërinjve!” Enfal 8/12
Engjëjt nuk janë krijesa fizike, sikurse njerëzit, kështu që edhe goditja e tyre është diçka metafizike ose simbolike, pasi nuk ka asnjë të dhënë që informon se në trupin e ushtarëve të Kurejshit ka pasur shenja të një goditjeje të tillë.
2- “Vras”, “Asgjësoj”
Nëse folja DHARABE ضرب përdoret brenda fjalisë që ka këtë kuptim, bashkë me emrin e përshtatshëm, merr kuptimin “vras”, “ asgjësoj”.
فَإِذا لَقِيتُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا فَضَرْبَ الرِّقَابِ حَتَّى إِذَا أَثْخَنتُمُوهُمْ فَشُدُّوا الْوَثَاقَ فَإِمَّا مَنًّا بَعْدُ وَإِمَّا فِدَاء حَتَّى تَضَعَ الْحَرْبُ أَوْزَارَهَا
“Nëse jeni në luftë me ata që s’njohin Zot, DHARABE- godisni qafat e tyre. Merrni masa të rrepta sigurie, derisa ti mundni e ti pasivizoni. Paskëtaj, (robërit e luftës), lijini të lirë karshi një dëmshpërblimi ose pa dëmshpërblim. (Veproni) kështu, që të fshihen pasojat e luftës” (Muhammed 47/4)
3- “Jap shembull”
E përdorur bashkë me ermin “shembull”, folja DHARABE ضرب merr kuptimin “jap shembull”. Qëllimi i dhënies shembull është fiksimi, përqendrimi në mendje i kontestit me anë të shembullit konkret.
أَلَمْ تَرَ كَيْفَ ضَرَبَ اللّهُ مَثَلاً كَلِمَةً طَيِّبَةً كَشَجَرةٍ طَيِّبَةٍ أَصْلُهَا ثَابِتٌ وَفَرْعُهَا فِي السَّمَاء
“A nuk e sheh si jep Zoti shembull? Ai thotë: “ Fjala e bukur është si pema me rrënjë të forta e me degë gjer në qiell” İbrahim 14/24
4- “Ec”, “Hedh hap”
َإِذَا ضَرَبْتُمْ فِي الأَرْضِ فَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ أَن تَقْصُرُواْ مِنَ الصَّلاَةِ إِنْ خِفْتُمْ أَن يَفْتِنَكُمُ الَّذِينَ كَفَرُواْ إِنَّ الْكَافِرِينَ كَانُواْ لَكُمْ عَدُوًّا مُّبِينًا
“Kur hidhni hapa mbi tokë/ kur udhëtoni, nuk ka problem nëse nga frika që keni prej atyre që nuk njohin Zot (kafir), shkurtoni faljen tuaj” Nisa 4/101
Në këtë ajet folja DHARABE ضرب, është përdorur bashkë me emrin “hap”, në kuptimin “kur fiksoni këmbët mbi tokë, me qëllim hedhjen e hapit”
5- “Mbuloj”, “Fiksoj”, “Vendos diçka mbi diçka tjetër”
ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ أَيْنَ مَا ثُقِفُواْ
“Ka të tillë, mbi të cilët errësira/ligësia (dhil-let) mbulohet kudo që ata të ndodhen.” Al-i İmran 3/112
Në këtë ajet deklarohet se ka disa nga njerëzit, të cilët kudo që të jenë, janë të mbuluar nga ligësia e tyre.
Një kohësisht, folja DHARABE ضرب është përdorur për të vendosur e për tëfiksuar mbulesën mbi kokë e mbi gjoks.
وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ
“Tëfiksojnë/vendosin një pjesë të mbulesës së kokës mbi jakat e tyre” Nur 24/31
Një tjetër ajet, i cili jep informacion rreth Ashab-i Kehf, të cilët kaluan 309 vite të fjetur në një shpellë, shprehet kështu:
فَضَرَبْنا عَلَى آذانِهِمْ
“Mbuluam – DHARABE veshët e tyre” Kehf 18/11
Zemahsheri e komenton ajetin në këtë formë: “U mbuluan veshët e tyre me një perde, andaj dhe ata nuk e dëgjuan për 309 vite se ç’bëhej rreth tyre.”[29]
6- “VEDHRİBUHUNNE – وَاضْرِبُوهُنَّ”
Ajeti Nisa 34, të cilin po shqyrtojmë, rendit tre urdhëresa e një ndalesë.
وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً
“Nëse keni frikë nga vendimi i grave për të zgjidhur martesën (نُشُوزً), atëherë
– Këshillojini ato/ thuajuni atyre fjalë të mira
– Ndajeni shtratin nga ato/ largohuni nga shtrati i tyre
– Vedhribuhunne- وَاضْرِبُوهُنَّ(origjinal)
Pas këtyre tre urdhëresave vjen një ndalesë:
– Nëse atyre ju mbushet mendja, mos kërkoni rrugë tjetër ndaj tyre.
Fokusi i problemit në shpjegimin e këtij ajet qëndron të termi “DHARABE”- ضرب. A është e mundur që shprehja “vedhribuhunne – وَاضْرِبُوهُنَّ” e përdorur në këtë ajet, të jetë përdorur në kuptimin “goditini ato”, ashtu siç kanë preferuar ta interpretojnë shumë komentues tradicionalë? Apo kjo urdhëresë ka kuptimin “fiksojini ato në shtëpitë e tyre/ lijini ato aty ku janë” dmth “mos i nxirrni gratë nga shtëpitë e tyre”?
Për të arritur në një përfundim sa më të saktë e sa më optimal, shqyrtojmë ajetin në fjalë pjesë-pjesë, sipas urdhëresave që ai përfshin:
a- وَاللاَّتِي تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ– Nëse keni frikë nga NUSHUZ-i (نُشُوزً) i tyre… Siç e sqaruam edhe më sipër, fjala NUSHUZ (نُشُوزً), sipas Kur’anit, s’ka shanse të ketë kuptimin “rebelim” ose “mosbindje”. Sikur u sqarua edhe me shembuj të kësaj fjale nga Kur’ani e nga transmetimet e bashkëkohësve të Profetit, fjala “Nushuz – نُشُوزً” ka kuptimin “vendim për divorc”. Nëse një grua vendos të zgjidhë martesën, gjëja e parë që i urdhërohet burrit të saj, është të flasë me të. Prandaj dhe urdhëri i parë në ajet është pikërisht ky:
b- فَعِظُوهُنَّ: termi i përdorur në ajet. Kjo fjalë do të thotë “këshilloj, flas me fjalë të bukura[30] e optimale me qëllim diagnostikimin e zgjidhjen e problemit. Pikërisht me këtë term urdhërohet burri të flasë me gruan e tij në një situatë të tillë. Ai duhet të përdorë këshillën, urtinë e fjalën e bukur që të kuptojë më së miri shkaqet që e shtyjjnë gruan e tij të kërkojë divorc, duhet të përdorë metodat optimale të të folurit që të zgjidhë problemin e të largojë shqetësimin që ka ajo. Nëse gruaja vashdon të këmbëngulë në vendimin e saj për tu ndarë, atëherë burri duhet të respektojë këtë vendim të sajin e mos ta shqetësojë seksualisht, prandaj duhet të largohet nga shtrati i saj.
c- وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ-Ndajeni shtratin nga ajo… Ai që duhet të largohet nga shtrati është burri, atij i urdhërohet të ndajë shtratin me gruan, duke e respektuar vendimin e saj e duke i lënë asaj kohë të mjaftueshme për të reflektuar rreth këtij vendim. Gjithashtu, ky urdhër ka për qëllim edhe parandalesën e një shtatzanie gjatë një periudhe të tillë delikate për çiftin. Po megjithë këto masa, burri gjatë kësaj periudhe nuk mund ta nxjerrë dot gruan nga vendi i saj, shtëpia, banesa e përbashkët etj. Urdhëresa e tretë në ajet ka për qëllim pikërisht këtë çështje.
d- وَاضْرِبُوهُنَّ… Dhe lijini/fiksojini/ ato, aty. Siguroni qëndrimin e tyre në shtëpitë e tyre. Në analizën në tërësi të ajetit është e domosdoshme që “vedhribuhunne – وَاضْرِبُوهُنَّ” të përdoret në këtë kuptim. Pasi burri e gruaja kanë ndarë shtratin, për shumë arsye psikologjike, financiare etj burri mund të tentojë ta nxjerrë gruan nga shtëpia, pa pritur vendimin përfundimtar të divorcit. Pikërisht në këtë situatë, Kur’ani urdhëron “vedhribuhunne – وَاضْرِبُوهُنَّ”- mbajini ato (gratë) aty (në banesën e tyre). Gruaja mund të heqë dorë nga vendimi i saj për divorc vetëm me vullnetin e saj të lirë. Vazhdimi i ajetit nuk lë asnjë lloj dyshimi në këtë pikë.
e- فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً– Nëse atyre ju mbushet mendja, mos kërkoni rrugë tjetër ndaj tyre…” Termi i përdorur në këtë ajet “itaat”, ka kuptimin “të pranosh diçka nga zemra, vullnetarisht, të të mbushet mendja për të pranuar diçka”. E kundërta e kësaj fjale është “ikrah”. “İkrah”- të bësh diçka me detyrim, me dhunë ose shantazh; të pranosh pa vullnet”. Nëse DHARABE në këtë ajet do të kishte kuptimin “goditini ato, rrahini ato” siç kanë preferuar shumë nga dijetarët, atëherë në vazhdimin e ajetit nuk do të kishte asnjë kuptim fjala “itaat”-“mbushje mendje”. Vazhdimi i ajetit “…nëse atyre ju mbushet mendja/pranojnë vullnetarisht – فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلاَ تَبْغُواْ عَلَيْهِنَّ سَبِيلاً” e bën të pamundur që “vedhribuhunne – وَاضْرِبُوهُنَّ” të ketë kuptim “goditini, ushtroni dhunë ndaj tyre”. Si mund të ketë “mbushje mendje” ose “pranim vullnetar” si rezultat i një dhune të ushtruar? İ vetmi kuptim që merr “vedhribuhunne” në këtë rast është “lijini ato aty” dmth “mos i nxirrni nga banesat e tyre!” “siguroni qendrimin e tyre aty”.
Në rastin e marrjes së vendimit për divorc nga ana e burrit, me gjithë ngjashmëritë me rastin kur ky vendim merret nga gruaja, ka edhe disa norma të ndryshme. Ky ajet sqaron:
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ وَلِلرِّجَالِ عَلَيْهِنَّ دَرَجَةٌ
“Të drejtat e gruas janë njësoj si të drejtat e burrit, sipas “Ma’ruf”. Veçse të drejtat e burrit kanë një shkallë ndryshim.”(Bakara 2/228)
(Koncepti Ma’rufështë një koncept që hasim shpesh në Kur’an. Ma’ruf- dije, urti, mirësi. Ky koncept është temë e një studimi tjetër, më të gjerë, i cili nxjerr në pah përmbajtjen e tij, si “urtësi, norma universale të së mirës, norma që urdhëron Kur’an. Në këtë artikull Ma’ruf do të përdoret në kuptimin më të gjerë,” normat “universale të Kur’anit”)
Pavarësisht se cila palë e kërkon divorcin, burri apo gruaja, shtëpia nuk muınd të braktiset. Vetëm shtrati ndahet. Ajeti që sqaron rastin kur burri kërkon divorc, është ky:
وَٱلْمُطَلَّقَاٰتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنفُسِهِنَّ ثلاثة قُرُوٓءٍ
“Gratë, burrat e të cilave kanë kërkuar divorcin, presin të vetme për tre periudha të caktuara-iddet[31]” (Bakara 2/228)
Pritja e vetme e gruas ka kuptimin “e vetme në shtrat”, pa pasur marëdhënie intime me bashkëshortin. Gruaja gjatë kësaj periudhe nuk largohet nga shtëpia. Ajeti përkatës është ky:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا طَلَّقْتُمُ النِّسَاءَ فَطَلِّقُوهُنَّ لِعِدَّتِهِنَّ وَأَحْصُوا الْعِدَّةَ وَاتَّقُوا اللَّهَ رَبَّكُمْ لَا تُخْرِجُوهُنَّ مِنْ بُيُوتِهِنَّ وَلَا يَخْرُجْنَ إِلَّا أَنْ يَأْتِينَ بِفَاحِشَةٍ مُبَيِّنَةٍ وَتِلْكَ حُدُودُ اللَّهِ وَمَنْ يَتَعَدَّ حُدُودَ اللَّهِ فَقَدْ ظَلَمَ نَفْسَهُ لَا تَدْرِي لَعَلَّ اللَّهَ يُحْدِثُ بَعْدَ ذٰلِكَ أَمْرًا
“… Kur divorcoheni me gratë, divorcohuni brenda “periudhës së caktuar” dhe llogariteni këtë “periudhë të caktuar”. Druajuni Zotit tuaj, Allahut, e mos i nxirrni ato nga sdhtëpitë! Edhe ato, të mos dalin! Vetëm nëse gratë kanë kryer ndonjë imoralitet publik… atëherë ndryshon. Këta janë limitet e Allahut. Kush shkel limitet e Allahut, i ka bërë keq vetes. Ti s’mund ta dish, ndoshta Allahu do të krijojë një situatë të re pas kësaj”(Talak 65/1)
“Periudha e caktuar”-“iddet” është periudha që duhet pritur gjersa divorci merr formë të prerë. Kjo periudhëështë caktuar në Kur’an. Ajo është caktuar si tre periudha pastërtie ndërmjet menstruacioneve, për një grua që ka menstruacione (Bakara 2/228) dhe një periudhë tremujore, nëse gruaja nuk ka menstruacine, për arsye moshe ose shëndeti. Nëse gruaja është shtatzënë, kjo periudhë zgjat deri në lindje.
Nëse divorci kërkohet nga ana e gruas, një periudhë e tillë pritjeje nuk është e përcaktuar. Mirëpo, nëse gruaja deklaron vendimin e saj për divorc, nushuz, atëherë burri largohet nga shtrati i saj dhe nuk ka marëdhënie intime me të gjatë kësaj kohe.
Në të dy rastet e kërkesës për divorc, qoftë nga ana e burrit, qoftë nga ana e gruas, kërkuesi ka të drejtë të kthehet nga vendimi i tij. Pikërisht ky është qëllimi që veprimi i parë që duhet të bëjë burri në këtërast është të këshillohet me gruan, që ajo të heqë dorë nga divorci. Po ashtu, edhe gruaja që ka frikë nga divorci i burrit të saj (nushuz – نُشُوزً), vepron sikur mëson ky ajet:
“Nëse gruaja ka frikë nga divorci i burrit (nushuz – نُشُوزً) ose nga neglizhenca e tij, nuk është diçka e keqe për asnjërin prej tyre nëse ata bëjnë një kontratë marrëveshje në çift. Pajtimi/mirëkuptimi është diçka e mirë. Egot janë gadi për xhelozi. Nëse veproni mirë dhe e ruani veten, ashtu siç Allahu ka urdhëruar, dijeni se Ai e di brendësinë e çdo vepre që bëni” Nisa 4/128
Nëse gruaja heq dorë nga vendimi i saj për divorc, gjithçka kthehet në gjendjen juridike të mëparshme.
Nëse burri është ai që kërkon divorcin, e drejta e tij për të hequr dorë nga ky vendim është e kushtëzuar me “periudhën e caktuar”. Burri mund të heqë dorë nga vendimi për divorc e ti kthehet gruas së tij, brenda “periudhës së caktuar-iddetit”. Një tjetër kusht për kthimin e burrit, është që ai të ketë qëllime të mira e të mos e përdorë të drejtën e tij të kthimit për të munduar gruan e për ta detyruar gruan të rrijë nën kurorën e tij. Ajeti që sqaron këtë temëështë ky:
“Nëse burrat dëshirojnë të pajtohen, ata kanë të drejtë të kthehen te gratë e tyre brenda “periudhës së caktuar”(Bakara 2/228)
Nëse burri e kapërcen “periudhën e caktuar” dhe nuk heq dorë nga vendimi për divorc duke iu kthyer gruas së tij brenda kësaj periudhe, atëherë martesa zgjidhet. Ajeti përkatës është ky:
“Në fund të “periudhës së caktuar”, ose mbajini gratë sipas normave të Kur’anit (Ma’ruf), ose ndajini ato sipas këtyre normave. Zgjidhni dy dëshmitarë të besueshëm mes jush. Dëshminë bëheni siç duhet, për hir të Allahut. Ja, kjo është një këshillë që ju jepet atyre që besojnë Allahun e Ditën e Gjykimit. Kush e ruan veten duke zbatuar urdhërin e Zotit, Zoti jep një rrugëzgjidhje për të.”(Talak 65/2)
Nëse gruaja është e vendosur dhe këmbëngul në vendimin e saj për divorc, ajeti Nisa 35, sqaron rrugën që duhet ndjekur:
وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَابْعَثُواْ حَكَمًا مِّنْ أَهْلِهِ وَحَكَمًا مِّنْ أَهْلِهَا
“Nëse keni frikë se bashkëshortët kanë vendosur divorcin, atëherë thirrni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas”
Vendimi i gruas për martesë e për divorc, janë vendime që janë marrë nën kontroll nga Kur’ani, me qëllim mbrojtjen e gruas dhe moslejimin e keqpërdorimit nga askush të delikatesës së saj.
Ndërmjetësit parashikohet të zgjidhen nga familjet e palëve, pasi familjet e tyre e njohin më së miri çiftin, problemet e rrjedhojat e problemeve të tyre. Sipas Kur’anit, problemet që çojnë në zgjidhjen e njëanshme të martesës grupohen në dy raste:
1- Bashkëshorti ka dëshmuar një lidhje tjetër intime të gruas së tij. Nëse ai ka dëshmitarë për këtë, ai mund ti drejtohet gjykatës për zgjidhje martese. Nëse nuk ka dëshmitarë, ai sërish mund ti drejtohet gjykatës, duke u betuar dhe duke kërkuar edhe betimin e gruas për çfarë ka ndodhur ( detajet: Nur 24/6-7). Në të dy këta raste, burri nuk ka të drejtë ti kërkojë gruas nga pasuria që ai i ka dhënë asaj, as atë çka ka shpenzuar për të.
– Nëse burri vendos të zgjidhë martesën, po dëshiron që të mos dëmtojë emrin e reputacionin e gruas së tij, atëherë ai mund tështyjë gruan të kërkojë divorcin. Ajeti që sqaron në lidhje me këtë:
وَلاَ تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُواْ بِبَعْضِ مَا آتَيْتُمُوهُنَّ إِلاَّ أَن يَأْتِينَ بِفَاحِشَةٍ مُّبَيِّنَةٍ.
“Mos i bëni grave presion për të marrë qoftë edhe një pjesë nga ajo çka i keni dhënë, përveç rasteve kur ato kanë kryer një imoralitet publik.”(Nisa 4/19)
2- Gruaja nuk ka asnjë faj, burri sillet keq me të dhe për të justifikuar sjelljen e tij e kërkesën e tij për divorc, akuzon gruan për imoralitet dhe synon që të marrë nga ajo pasurinë apo shpenzimet që ka bërë për të, ose që janë vënë së bashku gjatë martesës; ose ka për qëllim martesën me një grua tjetër. Ajeti sqarues është ky:
وَإِنْ أَرَدتُّمُ اسْتِبْدَالَ زَوْجٍ مَّكَانَ زَوْجٍ وَآتَيْتُمْ إِحْدَاهُنَّ قِنطَارًا فَلاَ تَأْخُذُواْ مِنْهُ شَيْئًا أَتَأْخُذُونَهُ بُهْتَاناً وَإِثْماً مُّبِيناً. وَكَيْفَ تَأْخُذُونَهُ وَقَدْ أَفْضَى بَعْضُكُمْ إِلَى بَعْضٍ وَأَخَذْنَ مِنكُم مِّيثَاقًا غَلِيظًا.
3-
“Nëse vendosni të divorcoheni me një grua e të martoheni me një grua tjetër, mos i merrni gruas që po divorconi asgjë, edhe nëse i keni dhënë asaj pasuri e mall pa kufi. Si do ta merrni, duke shpifur? Duke kryer një mëkat të mirëfilltë? Aq më tepër, që ju keni pasur marëdhënie me njëri-tjetrin e ato kanë marrë prej jush një“premtim të fortë”” (Nisa 4/20-21)
Ndërmjetësit, duke i njohur palët e problemete e tyre më së miri, analizojnë situatat e çiftit e bëjnë një vlerësim korrekt për gjendjen e martesës e mundësinë e vazhdimit të saj. Nëse divorci është i pashmanshëm, vlerësojnë edhe situatat pasuese, në lidhje me gjithë problemet e mundshme.
a- إِن يُرِيدَا إِصْلاَحًا يُوَفِّقِ اللّهُ بَيْنَهُمَا إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرً
“Nëse bashkëshortët dëshirojnë pajtimin, Zoti krijon mirëkuptim mes tyre. Allahu di, Ai njeh brendësinë e gjithçkaje.” (Nisa 4/35)
Ka pasur raste që ky ajet është komentuar në formën “… nëse ndërmjetësit kërkojnë pajtim”. Ky përkthim nuk është korrekt, pasi vendimi për pajtim nuk është diçka që i përket ndërmjetësve, po vetëm çiftit, i cili vendos për pajtim me vullnet të lirë.
f- E drejta e gruas për divorc
Nëse ndërmjetësit arrijnë në konkluzionin se martesa e çiftit nuk ka më rrugëzgjidhje dhe rrugët për pajtim janë të mbyllura, atëherë autoritetet i japin gruas mundësi të përdorë të drejtën e saj të divorcit. Në përputhje me Kur’anin, gruaja gëzon të drejtën e saj për divorc (iftida).
Ky ajet sqaron:
وَلَا يَحِلُّ لَكُمْ أَنْ تَأْخُذُوا مِمَّا آَتَيْتُمُوهُنَّ شَيْئًا إِلَّا أَنْ يَخَافَا أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ اللَّهِ فَإِنْ خِفْتُمْ أَلَّا يُقِيمَا حُدُودَ اللَّهِ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا فِيمَا افْتَدَتْ بِهِ تِلْكَ حُدُودُ اللَّهِ فَلَا تَعْتَدُوهَا وَمَنْ يَتَعَدَّ حُدُودَ اللَّهِ فَأُولَئِكَ هُمُ الظَّالِمُونَ.
“… Nuk ju lejohet të merrni diçka nga ajo që i keni dhënë bashkëshorteve tuaja. Vetëm nëse çifti/ bashkëshortët kanë frikë se nuk dotë respektojnë kufinjt që ka paracaktuar Zoti. Atëherë nuk është mëkat për asnjërën palë/asnjërin nga bashkëshortët që gruaja të japë “fidje-dëmshpërblim” për tu liruar nga martesa. Këta janë kufinjt e paracaktuar nga Allahu. Mos i shkelni ata. Kush shkel kufinjtë e vendosur nga Allahu, ai është keqbërës/zullumqar (Dhalim). (Bakara 2/229)
Shprehja“…diçka nga ajo që i keni dhënë atyre”që kalon në ajet, ka për qëllim gjithë pasurinë ose një pjesë të pasurië që i është dhënë gruas nga ana e të shoqit. Kjo është një tjetër pikë ku autoritetet duhet të marrin parasysh opinionin e ndërmjetësve. Nëse shkak i kërkesës për divorc është tradhtia bashkëshortore e gruas dhe ndërmjetësit gjithashtu janë të mendimit se martesa në këtë rast nuk mund të shpëtohet, ata mund të kërkojnë që gruaja ti kthejë burrit gjithë pasurinë që ai i ka kaluar asaj. Po nëse gruaja është e pafajshme dhe është burri ai që kërkon divorcin, atëherë ndërmjetësit mund të shohin të arsyeshëm kthimin e një diçkaje simbolike, që nuk përbën varfërim për gruan.
Sipas ajeteve 20 e 21 të Nisa, nëse burri është fajtori për prishjen e martesës, ai nuk ka të drejtë të marrë asgjë nga pasuria që i ka dhënë gruas. Po nëse burri nuk ka asnjë përgjegjësi për zgjidhjen e martesës, atëherë gruaja duhet të rikthejë tërësisht atë që ka marrë nga burri i saj.
Në epokën e Profetit, vajza e Sehlit nga Ensarët, Habiba, deklaron kështu në lidhje me bashkëshortin e saj, Thabit bin Kajs, nga i cili kërkon të ndahet: “Unë nuk e fajësoj atë as nga ana morale e as nga ana fetare. Po nuk mund të jem hipokrite pasi që kam pranuar İslamin. Nuk është diçka që e kam në dorë[32], po unë e kam pështirë atë burrë. Po të mos kisha frikë Zotin, do ia shprehja këtë ndjenjë sa herë që më afrohet.”
Pasi Habiba dha vendimin e saj përfundimtar për tu divorcuar, ajo tha: “Gjithë ç’më ka dhënë ai si pasuri, e kam të paprekur.” Profeti urdhëroi Thabitin që të merrte çfarë i kishte dhënë Habibës, kurse ajo u kthye pranë familjes së saj.[33][34]
Siç shihet nga argumentet e mësipërme, urdhëri “vedhribuhunne” ka vetëm një kuptim: “mbajini ato (gratë) aty (në shtëpitë e tyre). Kjo frazë nuk ka asnjë lidhjeas me goditjen dhe as me rrahjen.
g- DHARABE ضرب në hadithe
Fraza DHARABE në lidhje me gratë, kalon në transmetime të fjalëve të Profetit, “hadithe”, në fjalën e Tij gjatë Haxhit të Lamtumirës. Ky është i vetmi transmetim ku fjalët “nushuz – نُشُوزً” e “dharabe – ضرب” janë përdorur së bashku.
“Druajuni Zotit në lidhje me gratë. Ato janë “avan-ruajnë veten për ju” pranë jush. Në këtë aspekt ato nuk mund të sillen lirshëm. Ato kanë të drejtat e tyre mbi ju, ju keni tuajat. E drejta juaj mbi ta është që ato të mos kenë marëdhënie me dikë tjetër e të mos fusin në shtëpitë tuaja atë që ju nuk dëshironi. Nëse keni frikë nga “nushuz (نُشُوزً)- vendimi i tyre për divorc” këshillojini ato me fjalë të mira, ndajeni shtratin prej tyre dhe “vedhribuhunne gayri muberrih”. Është e drejta e tyre të hanë, të pijnë e të vishen. Gratë i keni marrë amanet nga Zoti e i keni të lejuara marëdhëniet me ta, me fjalën e Tij[35]”
– “muberrih”- shqetësim. İrritim. Rrenja: التَّبَرُّح– shqetesim[36]. Gayrimuberrih-pa dhënë shqetësim. Pa irrituar.
– “vedhribuhunne gayrimuberrih” si frazë përkthehet “mbajini, fiksojini aty ku janë, pa i shqetësuar”
1- TRANSMETİME TË PASAKTA
Termi “hadith” përdoret për të përmbledhur thëniet e praktikat e Profetit. Në epokën e brezit të dytë pas Profetit, bashkë me termin “hadith” ka nisur edhe përdorimi i termit “Sunnet” për të përkufizuar praktikat e Profetit. Në bazë të studimeve që i kemi bërë literaturës që kemi në dorë, gjatë kësaj periudhe Shkenca për Shpjegimin e Kurânit është lënë pas dore, ose është harruar dhe hadithi i Profetit nuk është trajtuar si një praktikë e tij për të shpjeguar normat e Kur’anit, po është trajtuar si një normë e pavarur nga Kur’ani. Profetit i është dhënë “hikmet– urtësi e aftësi për të kuptuar e shpjeguar Kur’anin”. Kjo ka qenë një aspekt i rëndësishëm i misionit të tij. Edhe hadithi i Profetit duhej të trajtohej si një praktikë e tija për të kuptuar e zbatuar Kur’anin. Mirëpo duke mbajtur shënim fjalët e Profetit, disa shekuj pas vdekjes së tij, dijetarët e asaj kohe kanë lënë pas dore aspektin e shpjegimit e zbatimit të Kur’anit të Profetit dhe i kanë kushtuar vëmendje fjalëve të tij, të transmetuara individualisht. Këta dijetarë janë treguar më të kujdesshëm për të verifikuar zinxhirin e transmetuesve të haditheve, se sa për të verifikuar vëtetësinë e këtij hadithi në lidhje me Kur’anin. Kjo metodë u bë shumë e rrezikshme. Shumë transmetime të pasakta, të rrema ose të pakuptuara saktë, u bënë pjesë e enciklopedive të hadithit. Besueshmëria e njerëzve që transmetonin, u bë kriteri i vetëm për vërtetësinë e hadithit. Një ajet kuranor na tërheq vëmendjen në lidhje më besueshmërinë ndaj njerëzve:
“Kur i sheh ata, të pëlqen imazhi e sjellja e tyre. Kur ata flasin, kushton vëmendje. Porse ata janë si ai kallami i mbështetur mbvi mur. Çdo zë e konsiderojnë kërcënim ndaj vetes së tyre. Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj kujdes ndaj tyre!” (Munafikun 63/4)
Nga ky ajet kuptojmë se ka nga ata mashtruesë apo hipokritë, të cilët me sjelljen e imazhin e tyre kanë arritur të tërheqin edhe vëmendjen e Profetit dhe Zoti e ka njoftuar atë në lidhje me ta. Padyshim që edhe besimtarët janë të hapur ndaj një rreziku të tiilë e duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi pamja apo mënyra e të folurit e disave nuk mund të jetë kriter kryesor i besueshmërisë së tyre.
Analiza e vërtetësisë e saktësisë së haditheve vetëm në bazë të transmetuesve të tyre, i ka dhënë shansin shumë njerëzve në atë kohë, që të përcjellin si fjalë apo vepra të Profetit shumë fraza e shprehje që nuk kanë qenë të tijat e që janë haptazi në kundërshtim me Kurânin. Aq më tepër kur studiuesit myslimanë kanë neglizhuar totalisht Shkencën për Shpjegimin e Kur’anit, duke mos arritur kështu as të njohin si duhet Kur’anin dhe as të nxjerrin zgjidhjet e duhura prej Tij. Kjo gjë ka bërë që shumë studiues të preferojnë Sunnetin në vend të Kur’anit. Në veprën Risale[37], që i atribohet İmam Shafiut, janë cituar kështu disa ajete, të cilat janë shkëputur nga kuptimi i tyre, duke dashur të vërtetohet se Sunneti është i barazvlefshëm me Kur’anin. Nga brezi i dytë pas Profetit, Jahja bin Ebi Kesir e ekzagjeron me këtë thënie që i është atribuar atij:
السُّنَّةُ قَاضِيَةٌ عَلَى الْكِتَابِ وَلَيْسَ الْكِتَابُ قَاضِيًا عَلَى السُّنَّةِ
“Fjala e fundit në lidhje me Kur’anin, i takon Synnetit. Po fjalën e fundit në lidhje me Sunnetin, nuk e thotë dot Kur’ani”
Nga një tjetër jurist islam, Mekhul (vdekja 112/730), transmetohet kjo shprehje:
الْقُرْآنُ أَحْوَجُ إِلَى السُّنَّةِ مِنَ السُّنَّةِ إِلَى الْقُرْآنِ
“Kur’ani ka më tepër nevojë për Sunnetin nga çka Sunneti për Kur’anin[38]”
Njerëzit më të rrezikshëm janë pikërisht mashtruesit që na dalin para në imazhin e dijetarit a të klerikut. Aftësia kryesore e të tillëve është që tia veshin shpifjet e tyre figurave të rëndësishme e të besueshme. Allahu na tërheq vëmendjen në lidhje me këta njerëz:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّ كَثِيرًا مِّنَ الأَحْبَارِ وَالرُّهْبَانِ لَيَأْكُلُونَ أَمْوَالَ النَّاسِ بِالْبَاطِلِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ اللّهِ
“O besimtarë! Shumë nga dijetarët e njerëzit e fesë/klerikët[39], hanë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i kthejnë ata nga rruga e Zotit” (Tevbe 9/34)
Janë pikërisht këta, që bashkë me klanet e tyre të interesit me të cilët bashkëpunojnë, preferojnë këtë botë në vend të së përtejmes, nuk i lënë hapësirë fjale studiuesve e dijetarëve të vërtetë dhe strukturojnë një sistem feje, jashtë Kur’anit, duke përdorur për këtë hadithet e duke i dhënë ajeteve kuptimin që i intereson, ose duke mos e referuar Kur’anin aspak. Gjithë ajo literaturë që kemi trashëguar nga mez’hebet-ekolat e jurisprudencës islame, është e pmajfatueshme për të dhënë zgjidhje për problemet e njerëzimit. Nëse e monitorojmë këtë literaturë sipas pasimeve kuranore e sipas principeve të Shkenvës për Shpjegimin e Kur’anit, do të dalë në pah më së miri se si shumiva e kësaj literature bie në kundërshtim me parimet e Kur’anit. Shumë ideologji e norma që nuk kanë fare lidhje me İslamin, janë bërë pjesë e të drejtës islame dhe e tefsireve-komentimeve të Klur’anit. Nëse bëjmë krahasimin mes normave të mirëfillta kuranore e normave që përmban kjo literaturë, do vëmë re se si shumë mashtrues, nën petkun e klerikut e të dijetarit, kanë bërë ndërhyrjet e tyre në këtë literaturë, duke ndërtuar një sistem fetar, juridik e social, i cili nuk ka aspak lidhje me Kur’anin. Shembulli më aktual i asaj çka ndodhur, është shembulli i mohimit të së drejtës së gruas për divorc. Megjithë normën e qartë në Kur’an, të cilën e lexuam më sipër, unanimisht shkollarët e mez’hebeve ia kanë mohuar gruas të drejtën e divorcit, e drejtë kjo që Allahu ia ka dhënë e Profeti e ka zbatuar.
Këta mashtrime e deformime që janë bërë në emër të İslamit janë vërtet sot shkaku kryesor për keqkuptimin e keqinterpretimin e tij. Kur’ani vetë, si dhe parimet e Shkencës për Shpjegimin e Kur’anit- të shpallura nga Zoti e të renditura në Kur’an, janë kriteri më efikas për të matur saktësinë e një norme. Nëse kjo metodë vihet në jetë, njëkohësisht do të gjendet zgjidhja edhe për shumë tema, në dukje problematike me të cilat përballen besimtarët në ditët tona dhe do të dalë në pah pasaktësia e pavlefshmëria e çdo norme tjetër qëështë montuar më vonë në sistemin islam.
Në transmetimin e mëposhtëm, shihet qartë deformimi i kuptimit e terminologjisë qëështë bërë në lidhje me këtë temë. Supozohet se Profeti ka thënë:
“Përmbushini detyrat tuaja në lidhje me gratë. Ato janë“avan-robina(!)” pranë jush. Ju nuk keni të drejtë mbi to, përveçse kur ato kryejjnë ndonjë imoralitet publilk.nëse bëjnë diçka të tillë, lijini vetëm në shtrat dhe rrahini ato “gayrimuberrih-pa i dëmtuar (!)”. nëse ju nënshtrohen, mos kërkoni rrugë tjetër karshi tyre. Ju keni të drejta mbi gratë e gratë kanë të drejtat e tyre mbi ju. E drejta juaj mbi to, është që të mos marrin në shtrat dikë tjetër e të mos fusin në shtëpi atë që ju nuk dëshironi. E drejta e tyre mbi ju është të silleni mirë, ushqimi e veshja[40]”
Tani që kemi shqyrtuar në mënyrë të detajuar ajetet në lidhje me këtë temë e kemi më të thjeshtë të dallojmë se si janë ndërtuar transmetimet e tilla. Janë marrë disa konceptre nga ajeti Nisa 34 dhe duke iu ndryshuar kuptimi e duke përdorur të tjera fjalë, është formuar kjo frazë: “Nëse gratë tuaja kryejnë një imoralitet publik, atëherë braktisini në shtrat dhe goditini ato pa i shqetësuar”. Fraza që në ajet shprehet “Nëse keni frikë nga vendimi i tyre për divorc” në transmetimin e “hadithit” është ndryshuar dhe është bërë“nëse ato kryejnë një imoralitet publik”. Këta dy koncepte nuk kanë asgjë të përbashkët me njëri-tjetrin!,
Në një tjetër transmetim, shprehja kalon si më poshtë: “E drejta juaj mbi gratëështë që ato të mos fusin në shtrat njerëz që ju nuk dëshironi. Nëse ato veprojnë kështu, “vedhribuhunne gayrimuberrih-goditini pa i dëmtuar[41]” Ky transmetim, fatkeqësisht, nuk ka ruajtur as sensin logjik. A mundet një grua të fusë në shtrat dikë nëse burri e lejon, që Profeti të ndiejë të nevojshme të thotë diçka të tillë?
Studiuesit e hadithit e kanë përkthyer frazën “vedhribuhunne gayrimuberrih” si “goditini ato, pa i dëmtuar”. Sipas disa teorive, dijetari Katade (vdekja 177/735) e sqaron këtë frazë si “goditini pa i cënuar dinjitetin[42]” kurse dijetari Hasan Basri (vdekja110/728) “rrahini pa lënë shenja”.
Kuptimi i saktë i frazës është “lijini në shtëpi, pa i shqetësuar”, sikurse e sqaruam edhe në përkthimin e të njëjtës frazë, që kalonte në ajtin Nisa 34.
2- PËRKUFİZİMİ İ GRAVE Sİ ROBİNA
Në transmetimin e mësipërm, regjistrohet që Profeti të ketë thënë:
فَإِنَّهُنَّ عِنْدَكُمْ عَوَانٍ
“Gratë janë“avan”-(عوان) pranë jush”
Avan është shumës i “anije” – عانية, nga rrënja e fjalës “inaje” – عناية. “anije” – عانيةka kuptimin “grua që e ruan veten e që kujdeset për veten”[43]. Një grua, e mban veten, kujdeset për të dhe e ruan veten seksualisht vetëm për burrin e saj. Kjo shprehje sqaron më së miri këtë ajet:
“Gratë e mira, janë ato që ruajnë veten edhe kur janë vetëm, ashtu sikurse Zoti i ka ruajtur”. Në tekstin e transmetimit të parë kalon fraza: “Në këtë aspekt, ato nuk mund të sillen lirshëm”, e cila sqaron pikërisht këtë çështje.
Studiuesit e hadithit, nuk e kanë trajtuar rrënjën e fjalës “avan” – عوان si “inaye” – عانية, po “unuvv” – عنو. “Unuvv” – عنوka kuptimin të kapësh diçka me dhunë. Në këtë aspekt, kuptimi i “avan” nga “gruaqë ruhet për burrin e saj” kalon në “robinë”. Ky kuptim është në kundërshtim edhe me Kur’anin, edhe me fjalët e Profetit. Allahu urdhëron:
وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ
“… sipas normave të Kur’anit, e drejta e grave mbi burrat është njëlloj si e drejta e burrave mbi gratë” (Bakara 2/228)
Nuk mund të flitet për ngjashmëri të drejtash mes pronarit e robinës, e as gruaja nuk ka se si të konsiderohet si robinë e burrit. Edhe në vazhdimin e transmetimit të fjalës së Profetit, ku thuhet “ju nuk keni të drejtë tjetër, veç kësaj, mbi to”, del në pah saktë se gruaja nuk mund të konsiderohet robinë. Profeti nuk ka sesi ta konsiderojë gruan robinë e pastaj tëthojë “nuk keni asnjë farë të drejte tjetër mbi to”.
PËRFUNDİM
Shkaku kryesor i këtyre gabimeve e deformimeve, të cilat i hasim pothuajse bë çdo temë, ështëneglizhenca e mosnjohja e Shkencës për Shpjegimin e Kur’anit. Pasi nuk mund të shpjegohet ndryshe se si është e mundur që ajeti Nisa 34, i cili është një manifest në lidhje me të drejtat e grave, të tregohet si argument për dhunën ndaj grave, pa marrë në konsideratë kuptimin e ajetit e as ajetet e tjerë në lidhje me të. Një tjetër rezultat i asaj çfarë ka ndodhur është edhe fakti që asnjë mez’heb nuk e njeh të drejtën e njëanshme të gruas për divorc. Të pranohet një e drejtë unanimisht është logjikisht diçka e mundur. Po pranimi unanim i një gabimi, rrokja e zbatimi i tij, sikur të ishte diçka e drejtë për shekuj me rradhë, është logjikisht e pamundur. Një gjë e tillë mund të shpjegohet vetëm me ndërhyrjet e jashtme. Sikur ka ndodhur edhe në shumë tema të ndryshme, konsensusi në unanimitet të plotë i mëz’hebeve rreth një mendimi të gabura, nuk mund të shpjegohet ndryshe. Kjo ndërhyrje e qëllimshme është bërë në çdo fushë. Prandaj dhe nevojitet një përpjekje e mundimshme e një punë e durimshme për të përcaktuar ndërhyrjet e erozionet që janë bërë në literaturë. Nën ndikimin e literaturave tradicionale e të paqartësive që zotërojnë në këtë temë, në studimin e mëparshëm në lidhje me gruan, edhe ne, gabimisht, kishim arritur në konkluzionin që“nëse gruaja ka kryer një imoralitet publik, burri ka të drejtën ta godasë atë”.
Mirëpo pasi e trajtuam temën në bazë të Parimeve të Shkencës për Shpjegimin e Kur’anit, arritëm në konkluzionet e mësipërme.
Vetëm Zoti mundëson suksesin…
Prof. Dr. Abdulaziz Bayındır
Çeviren: Edlira Llukacaj
[1]Halil b. Ahmed, (100-175 h.) el-Ayn, (thk: Mehdî el-Mahzûmî, İbrahim es-Sâmrâî), İran 1409/1988.
نشز ينشز نشوزا وينشز لغة. ونشزَ ينشز، إذا زحف عن مجلسه فارتفع فويق ذلك
[2]Müfredât , Er-Ragıb El-İsfahânî (vdekja. 425 h.), (thk: Safvan Adnan Dâvûdî), Damask e Bejrut, 1412/1992,الضربdheالوقوع
)الضرب: إيقاع شيء على شيء ((الوقوع: ثبوت الشيء وسقوطه)
[3]El-Ayn, ضرب.
[4]Kur’ani Shqip
[5]Kuran web
[6]Türkiye Diyanet Vakfı Meali
[7]Xhemalüddin Muhammed b. Mukrim b. Manzûr (630-711), Lisanu’l-Arab, Beyrut,خلف .
[8]Müfredât , عدو md
[9]Müfredât طوع
[11]Fjala= ثمَ’ eshte perkthyer “edhe…edhe” ne pershtatje me kuptimin e rrenjes se fjales, sipas (Mu’xhemu mekâyîs’ul-luğa, Ahmed b. Faris b. Zekeriya, Berjut.)
[12]Lisanu’l-Arab, قَرْء
[13]Ne shprehjen (فَرَقْنَاهُوَقُرْآنًا)qe kalon ne ajet, fjalaقُرْآنًا, eshte kryefjale e fshehte per فَرَقْنَاهُ’dhe “mef’ul” eshte peremri هeshte ne varesi te. فَرَقْنَاهُقُرْآنًافَرَقْنَاهوَ. ky peremer ne ajetin أَنْزَلْنَاهُوَبِالْحَقِّeshteهmahzufper ‘الْقُرْآن‘ose raxhi perالكتاب.
[14]Mu’xhemu mekâyîs’ul-luga, مُكْث.
[15]Bakara 2/151, Al-i İmran 3/164,
[16]Hakka 60/40, Tekvîr 81/19.
[17]Necm 53/5, Rahman 55/2. Kur’ani ka zbritur me gjuhen e te derguarit te Allahut, Xhebrail aleyhisselam (Hakka 60/40, Tekvîr 81/19). Ai ia ka mesuar Profetit (Necm 53/5). İ Derguari vec percjell fjalet prandaj mesuesi i vertete eshte Allahu
[18]Ajeti shpjegohet keshtu: ( بزيغهم فيتبعون ما تشابه منه) =i perngjasin rreshqitja e tyre rreshqitjes qe kane ne Lber. Nje grup nga kristianet e Nexhrânit i thote Profetit: O Muhammed! A beson ti İsai eshte fjala e Allahut e nje shpirt prej Tij? Ai tha : “Po”. Ata thane “Kaq na mjafton” Me pas zbriti ajeti i mesiperm, pastaj ky ajet:“Gjendja e İsait prane Allahut eshte sikur Ademi. Ai e krijoi ate nga dheu, i tha “Ji! Dhe ai u be.” (Al-i İmran 3/59) Tefsiri i Muhammed b. Xherîr et-Taberî, Xhamiu’l- beyân fi tefsîri’l-Kur an, Beyrut 1412/1992.
Kristiyanet pershtaten rreshqitjen e tyre ne shpjegimin e ajetit: “ İsai eshte fjala e Zotit qe ia dergoi Merjemit” Mirepo ata nuk merrnin parasysh pjesen e pare te ajetit: “İsai, biri i Merjemit, nuk eshte tjeter vecse i Derguari i Zotit”
[19]Shkences se shpjegimit te Kuranit
[20]Müfredât, أول
[21]el-Ayn, نشز
[22]Pas rrenimit te pare te Bejt-i Makdis ne Jeruzalem (İsrâ 17/5) Buhtunnasr/Nabukadnessar i syrgjynosi Hebrenjte ne Babilon. Me pas, mbreti Pers Koresh qe pushtoi Babilonin ne vitin 539 Para Krishtit dergoi , Üzeyir (Ezra), Nehemya e te tjeret per te rindertuar Mesxhidin. (Tevrat, Ezra 1/1-3). Kur Yzeiri pa Jerusalemin tha: é si do ta ringjalle Zotı kete qytet?” atehere Zoti e vdiq dhe e ringjalli pas 100 vjetesh. Nderkohe, Mesxhidi ishte rindertuar ne vitin e dyte te mbreterise se Dariusit.(Ezra 4/11-24). Yzeir arriti ne Jeruzalem, ne muajin e peste te vitit te shtate te mbreterise se Artahşasta II, dmth ne 437(Ezra 7/8). Kjo ishte hera e dyte qe ai shkonte ne Jeruzalem. Mes dy hereve kishin kaluar 100 vjet dhe Zoti e kishte bere ate nje argument per njerezit. Per me teper hollesi: http://www.suleymaniyevakfi.org/kuran-arastirmalari/uzeyir-aleyhisselam.html
[23]Buhârî, Nikah 65, MüslimTefsir(4/ 2316) 13 3021” أُنْزِلَتْ فِي الْمَرْأَةِ تَكُونُ عِنْدَ الرَّجُلِ، فَتَطُولُ صُحْبَتُهَا، فَيُرِيدُ طَلَاقَهَا، فَتَقُولُ: لَا تُطَلِّقْنِي، وَأَمْسِكْنِي، وَأَنْتَ فِي حِلٍّ مِنِّي، فَنَزَلَتْ هَذِهِ الْآيَةَ “
[23]Ebû Davûd, Sünen, el-Kasmu beyn’en-nisâ, 2135
وعَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، قَالَ: قَالَتْ عَائِشَةُ: «يَا ابْنَ أُخْتِي كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَا يُفَضِّلُ بَعْضَنَا عَلَى بَعْضٍ فِي الْقَسْمِ، مِنْ مُكْثِهِ عِنْدَنَا، وَكَانَ قَلَّ يَوْمٌ إِلَّا وَهُوَ يَطُوفُ عَلَيْنَا جَمِيعًا، فَيَدْنُو مِنْ كُلِّ امْرَأَةٍ مِنْ غَيْرِ مَسِيسٍ، حَتَّى يَبْلُغَ إِلَى الَّتِي هُوَ يَوْمُهَا فَيَبِيتَ عِنْدَهَا» وَلَقَدْ قَالَتْ سَوْدَةُ بِنْتُ زَمْعَةَ: حِينَ أَسَنَّتْ وَفَرِقَتْ (أي خافت) أَنْ يُفَارِقَهَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، يَوْمِي لِعَائِشَةَ، فَقَبِلَ ذَلِكَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مِنْهَا، قَالَتْ: نَقُولُ فِي ذَلِكَ أَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى وَفِي أَشْبَاهِهَا أُرَاهُ قال: وإن امْرَأَةٌ خَافَتْ مِنْ بَعْلِهَا نُشُوزًا [النساء: 128]
[25]el-Kādî Şüreyh b. el-Hâris (ö. 80/699) Tâbiîn devrinin ileri gelen fakihlerinden, Kûfe kadısı.
[26]Ebubekr el-Beyhâkî (ö. 458 h.) es-Sunen’ul-Kubrâ, Thk, Muhammed Abulkâdir Atâ, c. VII, s. 500, Beyrut, 1424/200.
روى البيهقي عَنِ الشَّعْبِيِّ، أَنَّ امْرَأَةً نَشَزَتْ عَلَى زَوْجِهَا فَاخْتَصَمُوا إِلَى شُرَيْحٍ فَقَالَ شُرَيْحٌ:” ابْعَثُوا حَكَمًا مِنْ أَهْلِهِ وَحَكَمًا مِنْ أَهْلِهَا” فَفَعَلُوا فَنَظَرَ الْحَكَمَانِ إِلَى أَمْرِهِمَا فَرَأَيَا أَنْ يُفَرِّقَا بَيْنَهُمَا فَكَرِهَ ذَلِكَ الرَّجُلُ فَقَالَ شُرَيْحٌ:” فَفِيمَ كُنَّا فِيهِ الْيَوْمَ وَأَجَازَ أَمْرَهُمَا “
[27]El-Ayn, ضرب
[28][28]Müfredât ,الضربe الوقوع
[29]Ebu’l- Kâsım Mahmud bin Omer ez-Zemahsherî (viti vdekjes: 538 h.) el-Keşşaf, Kehf, 11. vell. II, fq. 705. Bejrut, 1407 h.
[31]Maredheniet seksuale jane te ndaluara gjate menstruacioneve prandaj periudha kur gruaja rri vetem eshte periudha kur ajo nuk ka menstruacione
[32]Buhârî, Talâk 13.
[33]İbn Mace, Talâk 22.
[34]el-Muvatta, Talak 11.
[34]Ahmed b. Hanbel, Müsned 5/73. Hadisin metni
: فَاتَّقُوا اللَّهَ فِي النِّسَاءِ، فَإِنَّهُنَّ عِنْدَكُمْ عَوَانٌ، لَا يَمْلِكْنَ لِأَنْفُسِهِنَّ شَيْئًا، وَإِنَّ لَهُنَّ عَلَيْكُمْ، وَلَكُمْ عَلَيْهِنَّ حَقًّا: أَنْ لَا يُوطِئْنَ فُرُشَكُمْ أَحَدًا غَيْرَكُمْ، وَلَا يَأْذَنَّ فِي بُيُوتِكُمْ لِأَحَدٍ تَكْرَهُونَهُ، فَإِنْ خِفْتُمْ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ، وَاضْرِبُوهُنَّ ضَرْبًا غَيْرَ مُبَرِّحٍ «وَلَهُنَّ رِزْقُهُنَّ وَكِسْوَتُهُنَّ بِالْمَعْرُوفِ، وَإِنَّمَا أَخَذْتُمُوهُنَّ بِأَمَانَةِ اللَّهِ، وَاسْتَحْلَلْتُمْ فُرُوجَهُنَّ بِكَلِمَةِ اللَّهِ “
[36]Lisan’ul-Arab برح
وأَصلُ التَّبْرِيحِ: المشقَّةُ وَالشِّدَّةُ. وبَرَّحَ بِهِ إِذا شَقَّ عَلَيْهِ
[37]Bkz. Abdulaziz BAYINDIR, Doğru Bildiğimiz Yanlışlar, 5. Baskı, s. 497 vd. İstanbul 2014.
[38]Muhammed b. Nasr el-Mervezî (ö. 294 h.), es-Sünneh, s. 33, tahkik Salim Abdullah es-Selefî, Beyrut 1408.
[39]Shpeshhere ky ajet eshte perkthyer si “prifterinjte e rabbinet” duke e prishur keshtu kuptimin e ajetit.
[40]İbn Mace, Nikâh, 1851.
اسْتَوْصُوا بِالنِّسَاءِ خَيْرًا فَإِنَّهُنَّ عِنْدَكُمْ عَوَانٍ لَيْسَ تَمْلِكُونَ مِنْهُنَّ شَيْئًا غَيْرَ ذٰلِكَ إِلَّا أَنْ يَأْتِينَ بِفَاحِشَةٍ مُبَيِّنَةٍ فَإِنْ فَعَلْنَ فَاهْجُرُوهُنَّ فِي الْمَضَاجِعِ وَاضْرِبُوهُنَّ ضَرْبًا غَيْرَ مُبَرِّحٍ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلَا تَبْغُوا عَلَيْهِنَّ سَبِيلًا إِنَّ لَكُمْ مِنْ نِسَائِكُمْ حَقًّا وَلِنِسَائِكُمْ عَلَيْكُمْ حَقًّا فَأَمَّا حَقُّكُمْ عَلَى نِسَائِكُمْ فَلَا يُوَطِّئَنَّ فُرُشَكُمْ مَنْ تَكْرَهُونَ وَلَا يَأْذَنَّ فِي بُيُوتِكُمْ لِمَنْ تَكْرَهُونَ أَلَا وَحَقُّهُنَّ عَلَيْكُمْ أَنْ تُحْسِنُوا إِلَيْهِنَّ فِي كِسْوَتِهِنَّ وَطَعَامِهِنَّ.
[41]Müslim, Sahih, Hac, 2137.
وَلَكُمْ عَلَيْهِنَّ أَنْ لاَ يُوطِئْنَ فُرُشَكُمْ أَحَدًا تَكْرَهُونَهُ فَإِنْ فَعَلْنَ ذٰلِكَ فَاضْرِبُوهُنَّ ضَرْبًا غَيْرَ مُبَرِّحٍ.
[42]Bedrüddin el-Aynî (öl. 855 h.), c. XX, s. 192, Beyrut.
[43]Lisan’ul-arab, عناية.
İlgili Yazılar
-
KUR’ÂN’DA SALAT KAVRAMI
1 Mart, 2024 -
TASDİK KONUSU VE ÖNCEKİ KİTAPLAR HAKKINDA ÖZET
27 Şubat, 2024 -
Tefsirciler Nasıl Tarihselci Oldu?
1 Şubat, 2024 -
ŞAH DAMARI
15 Ağustos, 2023 -
GÖKLERE YOLCULUK İSRÂ VE MİRÂC
10 Ağustos, 2023 -
İKTİSADİ GELİŞME VE ZEKÂT
13 Haziran, 2023 -
CENNETTE HURİLER
23 Ocak, 2023 -
YOLCULUKTA VE KORKU HALİNDE NAMAZ
23 Şubat, 2022 -
KİTAP VE SÜNNET Mİ? KİTAP VE HİKMET Mİ?
10 Şubat, 2022 -
Ölüme Hazırlık
8 Haziran, 2021